web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Kiu i Tatimeve të Tiranës penalizon padrejtësisht bizneset

10 Janar 2016, 12:28, Aktualitet CNA

Prej disa kohësh, Drejtoria e Tatimeve të Tiranës, në mënyrë absurde dhe në kundërshtim me ligjin, nuk jep njoftim ?vlerësimet për subjektet. Njoftim-vlerësimi është dokumenti i cili përdoret nga subjektet tatimpaguese për të ankimuar gjobat apo detyrimet e padrejta të nxjerra nga sistemi i këtij institucioni.

Duke bërë një lojë ping-pongu, Androkli Kokthi, drejtor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve të Tiranës, i njohur me pseudonimin Kiu, nuk i jep subjekteve raportin e vlerësimit, por njoftim-pagesën për detyrimet. Subjektet i drejtohen më pas Drejtorisë së Apelit Tatimor, e cila refuzon ankimimet për shkak të mungesës të aktit administrativ, njoftim ?vlerësimi, edhe pse ky njoftim kërkohet nga subjektet por edhe nga vetë drejtoria e Apelimit Tatimor.

Flarmur Lalo, drejtori i Apelimit, i kërkon zyrtarisht shkresat e vlerësimit të subjekteve Kiut të Tiranës, i cili në shkelje të hapur me ligjin, duke shpërdoruar detyrën në mënyrë të përsëritur nuk çon raport ? vlerësimin e subjekteve që të bëhet e mundur nga apelimi falja ose jo e gjobës sipas procedurës që kërkon vetë ligji. Drejtori i Tatimeve të Tiranës, në mënyrë të njëanshme, duke kryer një vepër penale, duke qenë i vetëdijshm për shkeljen ligjore që kryen, mban peng dhjetra mijëra subjekte. Apelimet e  tyre nuk pranohen për shkak të mungesës të dokumentit që e pengon Kiu i Tiranës.

Drejtori i Apelimi tatimor ju kthen përgjigje subjekteve se kërkesa e tyre nuk shqyrtohet. Kjo për faktin se Drejtoria e Tatimeve Tiranë nuk lëshon njoftim-vlerësimin, për më tepër nuk i përgjigjet kërkesës që vjen nga Drejtoria e Apelimit. Kjo con në refuzim të kërkesës së subjekteve, të cilat më pas duhet të vazhdojnë sorollatjet në gjykatën administrative për të ankimuar mosveprimin e Kiut të tatimeve të Tiranës, i cili detyron dhjetra mijëra subjekte të ngelen peng i shëprdorimit të detyrës nga ana e tij, duke i krijuar bizneseve miliona e miliona euro dëme.

Përvecse tallje dhe shkelje e ligjit, veprimet e tatimeve të Tiranësë janë ?ndihma? që i jep cdo ditë për ti shkurtuar kohë në sportele dhe kosto administrative biznesit, të cilit nuk i mjafton kriza ekonomike, por i duhet të provojë edhe krizën e Kiut./Citynews





Lajmet e fundit nga