web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja kë takoi Edi Rama në SHBA/Kush është Mafia e gjobvënësve të gazetës “Illyria” në New York?

6 Janar 2016, 19:15, Opinione CNA

Fron Nazipepaj

Gazeta shqiptaro-amerikane ?Illyria? që botohet në New York ka degraduar nga një media në një armë për të vendosur gjoba ndaj njerëzve të ndershëm, shqiptaro-amerikanëve që kërkojnë të punojnë duke shfrytëzuar mundësitë që ofron superfuqia e lirisë, për të arritur edhe ata realizimin e ëndrrës amerikane, aq të famshme në botë. Kjo gjë ka ndodhur që kur gazetën e ka marrë në dorë aventurieri Vehbi Bajrami, për të cilin akoma nuk dihet se ku i gjeti paratë për ta blerë këtë gazetë nga pronari i mëparshëm Ekrem Bardha.

Por nuk është e vështirë që të kuptohet nëse kihet parasysh se ky zotëri ka qenë në shkollën e milicisë në ish-Jugosllavi në vitet tetëdhjetë. Sipas ligjeve të ish-Jugosllavisë që një i ri të shkonte në Universitet për studime duhet që më parë të kryente shërbimin ushtarak. Për ata që shkonin në shkollën e milicisë kjo u u quhej sikur e kishin kryer shërbimin ushtarak. Pas kryerjes së shkollës së milicisë Vehbiu pasi u end për disa kohë nëpër botë me sa duket me mision si udbash, shkoi të studionte në Universitetin e Prishtinës për gjuhë dhe letërsi shqipe. Ky me sa duket ishte misioni i ri që kishte marrë nga shefat e tij udbashi Vehbi. Ai përfitonte se duke qenë nga Presheva, në Prishtinë nuk e njihnin mirë të shkuarën e tij. Atje ai depërtoi te gazeta studentore ?Bota e Re?, ku mbahet mend për bëmat dhe skandalet e tij.

Vehbiu pretendon se në 1991 u detyrua të shkojë në Amerikë për shkak të dhunës serbe që pasoi mbylljen e Universitetit të Prishtinës. Por Vehbiu nuk sjell dot asnjë provë që atij t? i jetë bërë ndonjë dhunë. Sipas detyrave që i kishin dhënë shefat e tij ai fillimisht depërtoi te gazeta ?Illyria? si gazetar, dhe vite më vonë edhe te ?Zëri i Amerikës? në gjuhën shqipe. Por nëse te gazeta zuri rrënjë, te VOA e dëbuan brenda vitit se kishte fshehur në biografinë që kishte dorëzuar faktin që kishte bërë shkollën e milicisë në Jugosllavi. Pasi dështoi misioni i tij te VOA shefat e tij serbë e pajisën me para që të blinte gazetën ?Illyria? ku është pronar që nga viti 2006.

Vehbiu, që shkoi në Amerikë si gazetar i varfër i një gazete studentore tani është bërë biznesmen dhe pronar i medias. Se ku i gjeti paratë e kam shpjeguar më lart. Në rrethin e tij të biznesit janë ata njerëz të cilët kishin licencë nga shërbimet e fshehta serbe për të bërë kontrabandën mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë në kohën e embargos ndaj Jugosllavisë në vitet nëntëdhjetë.

Martin Vulaj miku i Vehbiut dhe financuesi i tij është njeriu që finacoi kushërinte e tij në Malësinë e Shkodrës për të bërë kontrabandën e naftës në kohën e embargos ndaj Jugosllavisë. Martini u bleu barka me motor në Itali të cilat mbusheshin me fuçi nafte për të kaluar Liqenin e Shkodrës. Vetë Martini në atë kohë udhëtonte shpesh në Malin e Zi ku shihej në shoqërinë e njerëzve të shërbimeve të fshehta jugosllave. Ky mashtrues që e quan veten avokat, në fakt nuk ka as licencë si avokat, pasi ajo i është hequr për shkak të mashtrimeve të dënuara me ligj që ka bërë ndaj klientëve të tij.

Partneri tjetër i Vehbi Bajramit është Selim Rusi, i cili paraqitet si biznesmen ndërtimi por që në fakt pastron paratë e pista të grupeve kriminale shqiptaro-amerikane. Shpejt do t? i dalë tymi ?biznesit? të tij. Martini dhe Selimi janë ortakë në disa projekte biznesi në Shqipëri, për të cilat kanë mbështetjen e qeverisë dhe që shpejt do të denoncohen publikisht si skandale.

Martini, Selimi dhe ndonjë tjetër si ata, e marrin Vehbiun dhe e instruktojnë kë duhet të sulmojë nga biznesmenët e ndershëm të komunitetit shqiptaro-amerikan. Tekstin pastaj e rregullon Vehbiu sipas mënyrave që ka mësuar në shkollën e milicisë serbe. Viktimës i krijohet një problem i madh, jo se agjencitë ligjzbatuese amerikane merren me shpifjet e Vehbiut, por për shkak të mënyrës sib ëhen gjërat në Amerikë. Kur ky person do të bëjë një biznes në partneritet me dikë ose do të kërkojë një kredi në bankë, atëherë sigurisht që bëhen pyetje për të, dhe kështu shkrimet e Vehbiut dalin si rekorde të këtij personi, duke errësuar imazhin e tij publik.

Pikërisht këtu mbështet shantazhi i Vehbiut dhe i mafies së tij. Personi duhet të paguajë një gjobë të kamufluar si shërbim publiciteti që të marrin fund sulmet. Ose në disa raste të bëjë biznes ashtu siç duan Martini dhe Selimi. Kjo është mafia e re shqiptaro-amerikane. Viktimat e mafies së gazetës ?Illyria? duhet të shkojnë dhe ta denoncojnë atë në agjencitë ligjzbatuese amerikane si një armë të përdorur për grabitjen e njerëzve me anë të shantazhit që nuk ka asnjë lidhje me median dhe misionin e sa. Agjencitë ligjzbatuese amerikane duhet të investigojnë mbi mënyrën e kalimit të pronësisë të gazetës ?Illyria? te Vehbi Bajrami, mbi atë se ku i gjeti ky paratë për të blerë gazetën, mbi përputhjen e sulmeve mediatike të Vehbiut me interesat e biznesit të Selim Rusit dhe Martin Vulajt etj. Është një turp për shtetin ligjor amerikan që një ish-milic jugosllav të terrorizojë qytetarët amerikanë në SHBA në vitin 2015.

edi ramaSelim Rusi ishte miku i kryeministrit Edi Rama ne New York, njeriu qe e priti, ai kerkon te kape disa pasuri publike ne shqiperi. Ne rast se do ti publikoni dite ne vijim do sjell te tjera materiale per ju dhe lexuesit tuaj.

 

 





Lajmet e fundit nga