web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nesër reshje shiu të dendura, 800 punonjës në terren

5 Janar 2016, 21:31, Aktualitet CNA

800 punonjës janë mobilizuar në terren nga Bashkia e Tiranës për të parandaluar problemet që mund të sjellë moti i keq në zona të ndryshme të kryeqytetit. Punonjësit,  kryesisht të ujësjellës-kanalizimeve, por edhe të Policisë Bashkiake, ndërmarrjeve të pastrimit dhe shërbimit zjarrfikës,  do të jenë në dispozicion të qytetarëve. 
Kreu i bashkisë, Veliaj ka deklaruar se në dispozicion të qytetarëve është numri 128 i bashkisë, ku ata mund të lajmërojnë për cdo situatë emergjence.  Duke qenë se parashikimet janë për shira tej normales nga ora 14:00 deri në orën 19:00 të së mërkurës, kreu i bashkisë u kërkon qytetarëve të shmangin udhëtimin përgjatë këtyre orëve.





Lajmet e fundit nga