web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fakti-Fahri Balliu, nuk u pranua komunist se dyshohej si spiun/Ja çfarë shkruante në 1991

1 Janar 2016, 08:53, Aktualitet CNA

Elvi FUNDO/citynews

Fahri Balliu i njohur ndryshe si Këndezi në qarqet mediatike, ka qenë një nga shërbëtorët e diktaturës komuniste, shërbëtor i paepur i saj. Luftoi deri ditën kur PPSH dha shpirt që të bëhej komunist por nuk mundi dot kurrë. Por kjo histori i përket një tjetër shkrimi në citynews.

Sot po tregojmë pak nga shërbimet e tij, një shkrim në gazetën Zëri i Popullit, që mban datën 18 Janar 1991. fariu shkrimiMateriale të tilla citynews do sjellë ditë pas ditë për këtë personazh sa kompleks aq edhe banal.

Me titullin ?Çiltërsisht?, shkrim i 18 janarit 1991, kur kishte dalë gazeta RD dhe shqiptarët kërkonin ndryshim, bërtisnin për Liri dhe Demokraci, Fahri Balliu lavdëron Partinë e Punës dhe shkruan lidhur me kontributin e komunistëve për ditët e para të demokracisë. Duke folur si të ishte në një orbitë tjetër, Balliu shkruan se për fitoren historike të pluralizmit politik kryesorja është Partia Komuniste.

Balliu vijon më tej shkrimin, duke shtuar se masat për demokratizimin e vendit, lufta për demokraci është e çiltër dhe e sinqertë nga Partia e Punës. Ndër të tjera, Balliu shkruan për një episod të ndodhur, nga i cili shprehet se është nisur për të shkruar këtë artikull: Para pak ditësh një funskionar i Partisë së Punës, i zgjedhur dhe si anëtar i forumeve të saj takoi pranë sahatit të Tiranës tre nga anëtarët e Komisionit nismëtar të Partisë Demokratike. U përshëndet e bisedoi me ta për hallet si të tyret edhe të vendit.

Kur u nda nga ata, njerëzit që e njihnin këtë funksionar të Partisë së Punës e panë si me habi. Madje, një i ri që nuk e njihte dhe ishte simpatizant i Partisë Demokratike i tha: ?Ne do të fitojmë? ?Pa tjetër? ?iu përgjigj funksionari ?Do të fitojmë?. Unë them që do të fitojë Partia e Punës. Pse e Punës-tha simpatizanti i Partisë Demokratike i asaj je ti- Po u përgjigj tjetri. ?Jo!?-tha simpatizanti- S?është e mundur, ti u përqafove me udhëheqësit e partisë sonë? ?Po si të mos përqafohem, unë ata i njoh prej vitesh, si njerëz të zotë në profesionet e tyre dhe i konsideroj vëllezër të një lufte të përbashkët për demokracinë.

?Po si ore, kjo s?ka mundësi. Pastaj…, le që ti s?do jesh i Partisë së Punës?, -dyshoi i riu; ?Ma bëre mëndjen lëmsh? tha i riu dhe iku .

Ndërkohë Balliu thekson fort se nuk i përket kurrsesi Partisë Demokratike.

“Nuk jam i demokratikes” shkruante Balliu 25 vite më pare.

Në fakt Fahri Balliu ska gënjyer, ai ka ditur shumë detaje. Ky shkrim i tij erdhi pak kohë pasi ai nuk u pranua si Komunist dhe antar I PPSH në një mbedhje të gjatë të organizatës në gazetën Zëri I Popullit.

Nuk u pranua se Fahriu në PPSH ishte si puna e historisë të prostitutës që e përjashtuan nga shtëpia publike për imoralitet. Kishte gëlltitur diku një lugë corbë të prishur dhe do e villte gjithë jetën, partia nuk i qate dot në gjirin e saj bijtë e corbës sepse ata do i sherbenin edhe pa qene komuniste deri ne vdekje.





21:15 Aktualitet

Spiuni i fundit

Lirohet pas 3 dekadash burgim spiuni amerikan, që vodhi për ...

Lajmet e fundit nga