web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rinas/ Falsifikoi dokumentet, policia arreston shtetasin nga Mali

26 Nëntor 2015, 08:23, Kronika CNA

Policia e kufitare e Rinasit ka arrestuar një shtetas malez për falsifikim dokumentash në tentativë për të hyrë nga pika kufitare e Rinasit.

Siç njofton Policia e Shtetit, i arrestuari është 20-vjeçari Aboubacar Doumbia, lindur e banues në Bamako-Mali.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi me datën 25.11.2015 në orët e mbrëmjes është ndaluar në hyrje në R.SH në P.K.K.Rinas me linjë ajrore, duke paraqitur si dokument udhëtimi në kabinat e kontrollit policor në Rinas, pasaportën e tij maleze me një vizë shqiptare e tipit C me afat vlefshmërie nga data 17.11.2015-16.02.2016 e lëshuar më datë 11.11.2015 nga Konsullata Shqiptare në qytetin e Kajro-Egjipt e dyshuar si e falsifikuar.

Policia sekuestroi dokumentat e udhëtimit, u dha vendimi për ekspertim teknik te dokumentave, të cilat do t?i nenshtrohen ekzaminimit të mëtejshëm.

Materialet do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ?Falsifikim i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave?, parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal, i cili është dorëzuar në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë në dispozicionin e Prokurorisë.





Lajmet e fundit nga