web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali/ Arrestohen dy shqiptarët që trafikonin kokainë, “Bjondi” dhe i “Thinjuri”

24 Nëntor 2015, 13:25, Kronika CNA

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në qytetin e Padovës me akuzën e trafikimit të kokainës. Sipas të dhënave nga policia italiane, dy shqiptarët, të njohur me nofkat ?Bjondi? dhe i ?Thinjuri?, konsiderohen si dy trafikantë të rëndësishëm në zonën e Padovas.

Nga burimet e policisë, mësohet se në makinën e të arrestuarve është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e tipit kokainë. Gjithashtu, në banesat e tyre policia ka sekuestruar shuma të mëdha parash si dhe materiale për të përgatitur kokainën.

Ndërkohë, hetimet për dy shqiptarët vazhdojnë ende dhe për këtë arsye identiteti i tyre është mbajtur i fshehtë.

 





Lajmet e fundit nga