web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

NASA bashkëpunim me universitetet për të dërguar robotët në hapësirë

18 Nëntor 2015, 21:19, Tech CNA

Dy grupe universitare janë përzgjedhur për të ndihmuar për të përmirësuar robotët e NASA-s që në të ardhmen të mund të dërgohen për të eksploruar hapësirën dhe ndoshta edhe në Mars. Ekipet në Massachusetts Institute of Technology dhe Universitetin Verilindor vlerësuan  prototipet e robotit humanoid R5 të NASA-s për kërkime të avancuara dhe punë zhvillimore.

NASA fillimisht projektoi R5, një robot me dy këmbë i njohur gjithashtu si Valkyrie, për të ndihmuar në raste fatkeqësish. Por agjencia gjithashtu parashikoi se R5 mund të përdoret një ditë në misionet hapësirë, si dhe duke kryer detyrat para se njerëzit të arrijnë ose duke punuar së bashku me ekuipazhet e astronautëve.

NASA ka një plan të madh për të dërguar njerëzit në një asteroid deri në vitin 2025 dhe në Mars në vitin 2030.





Lajmet e fundit nga