web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grida Duma: Ne jemi aktorë, që përsërisim ato që thotë kryetari

17 Nëntor 2015, 11:40, Politikë CNA

Grida Duma mendon se politikanët në Shqipëri janë thjesht aktorë, që përsërisin ato që thonë kryetarët e partive.

?Një nga sfidat më të mëdha që kemi është përsëritja e mesazhit të kryetarëve.

Një kryetar partie deklaron një qëndrim politik dhe një nga sfidat e veçanta është që aktorët e tjerë të partive politike ripërsërisin ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën formë mesazhin që numri një i partisë politike ka dhënë.

Nëse ky aktor nuk përçon, që është i gjithi homogjen i lidhur me liderin, atëherë menjëherë aktori brenda grupimit, brenda publikut do të përceptohet si një individ që nuk është brenda linjës?, ka thënë ajo.

Dekslarata e Dumës është bërë gjatë seminarit ?Partitë politike dhe komunikimi publik?.

 





Lajmet e fundit nga