Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
*Nga Oerd Bylykbashi
Sot miratojmë Protokollin nr. 15 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore. Ky është një moment i rëndësishëm, sepse forcon pa diskutim legjislacionin tonë për të drejtat e njeriut.
Por ky ratifikim duhet të na bëjë të reflektojmë për hipokrizinë e frikëshme të kësaj qeverie në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Forcojmë ligjin që mbron të drejtat e njeriut, por zbatimi është i frikshëm. Ky kryeminister nuk shquhet për dështim në mbrojtjen e të drejtave të njeriut por shumë më keq se aq. Ky kryeministër i shkel ato brutalisht.
Ne 2 vjet, 9.000 nepunes civile dhe punonjes te administratës janë flakur nga puna, në shkelje flagrante të ligjit. Sot ata janë rrugëve pa asnjë të ardhur dhe pa të ardhme. Fëmijët e tyre sot kanë më pak mundësi jo vetëm për shkollim por edhe për bukën e gojës.
Nëse ky kryeministër guxon dhe thotë se ata ishin të paaftë, ishte puna e tyre e përditëshme e administratës përfshirë shumë prej këtyre të larguarve nga puna, që solli MSA, anëtarësimin në NATO, heqjen e vizave dhe pothuaj të gjithë procesin e statusit të vendit kandidat.
Përditë e më shumë po u dhunoni të drejtën duke u hequr çdo të drejtë ligjore dhe madje kërcënoni gjyqtarët që të mos vendosin në favor të të drejtës së tyre dhe gjykata po i rrëzojnë paditë e tyre. Pse duhet të ngatërrohen gjyqtarët me Kryeministrin. Dihet qe ai e merr gjyqtarin në telefon dhe i thotë ?të këpus këmbët? nëse gjyqtari guxontë vendosë kundër interesit të qeverisë.
Çështjet për largime nga puna po arrijnë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Dhe atje vetëm për të drejta njeriu bëhet fjalë.
Por nëse them se Kryeministri është i lidhur me krimin, ka pakt me të sepse ky popullim i grupit të tij parlamentar, pushtetit vendor dhe administratës me kriminelë është prova e këtij pakt, kjo për Kryeministrin përbën shpifje. Une po ia them pavarësisht ç?mendon ai.
Mijëra prona u shkatërruan nga dhuna e inspektoriatit të Kryeministrit. Prona me leje dhe pa leje ndërtimi por në proces legalizimi. Ligji ua njeh atë të drejtë, legalizimin, por nuk ua njeh Kryeministri. Ligji qëndron më poshtë se ky kryeministër në hierarkinë Kushtetuese. Kështu i thotë mendja atij.
Një fshatar i Manzës më thoshte një vit më parë: ?na ka zon tmerri me riparu avllinë e oborrit ose çatinë e shpis. Se t?fut n?burg ky i gjati. Na e ka bo mistrinë me na u duk si armë pa leje.? Çfarëdo tëitter-i të nxjerrë Kryeministri, këtë fshatarin e Manzës nuk e konkuron dot.
Prishen ndërtimet pa asnjë akt. Hallexhinjve nuk u dorëzojnë as edhe jjë copë letër që ata ta çojnë qeverinë në gjykatë. Ua rrëzojnë shtëpinë dhe as ankim nuk i lenë të bëjnë. i rrahin dhe nuk i lenë as të qajnë.
Një person në Durrës më ankohej se e kishin dënuar në shkallë të parë për ndërtim pa leje sepse kishte hequr çatinë e teneqesë nga depoja në oborr dhe kishte hedhur soletë. E kuptoni këtë?
Por nëse unë them se masakruesi më i madh urban në 11 vite në Tiranë është Edi Rama si kryebashkiak, kjo për të është shpifje. Boll të ngjteni në Dajt dhe e sheh çfarë përçudnimi është TiRama (e mbani mend slloganin e Ramës në një palë zgjedhje lokale).
Burg për faturat e energjisë. Persona kanë vrarë vetetn për ato fatura të shkreta që u kushtuan burgun. Të gjithë e kujtoni Qamil Zelën që e plasën brenda për vetëm 35 mije leke te vjetra. i ndjeri vari veten sepse në dy muaj brenda në burg askush nuk u mor me të.
Në ish-Kënetën e Durrësit mijëra familje kanë borxhe të mëdha, por pjesën më të madhe të borxhir e përbën kamata. Por Edi Rama nuk ua fal atë. Dhe fëmijët e tyre nuk kanë mundësi të studiojnë në mes të dimrit të errët. Por kur Edi Rama thotë se kush do të studiojë le të marrë kredi, këta të ngratë duhet të lenë jashtë këtij ferri çdo shpresë apo aspiratë që ti ngjiten përpjetë shkallës sociale dhe të bëhen dikush nesër. Këtë Rama nuk e pranon.
Të gjithë e dini tashmë atë rastin asaj 99 vjeçares që po ngrys jetën në erresirë. Ia kanë prerë lidhjen e energjisë se nuk paguan dot e ngrata. Por pasi ka parë sesi babain e fëmijës e lidhën me pranga pse rilidhi energjinë që fëmija i sëmurë të bënte aerosolin, sesi të miturën jetime që lidh energjinë për të gatuar për vëllezërit dhe motrat më të vegjël, e moshuara 99 vjeçare ka vendosur të rrijë në erresirën e trishtuar.
Po çfarë shteti është ky që për një faturë energji të trajton në këtë mënyrë çnjerëzore? Kjo është shkelje me këmbë e dinjtetit dhe shteti ka për detyrë kushtetuese të mbrojë dinjitetin e shtetasve të vet dhe jo të shtetit. Dhe nëse me këto para të mbledhura me dhunë nga OSHEE dhe ato para bëhen zyra më të mira dhe trajnim antistres për punonjësit e OSHEE ky eshte kulmi i talljes me të drejtat dhe dinjitetin e shqiptarëve.
E drejta e pronës është brutalizuar në këto 2 vjet qeverisje. Sot është në fuqi një ligj i këtij parlamenti për njohjen, kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve. Por Kryeministri ka marrë guximin që ta bllokojë zbatimin e atij ligji. Madje pa akt normativ siç bëri me ligjin e nëpunësit civil. Thjesh dhe në mënyrë brutale. Në dy vjet, Agjensia e Pronave nuk ka shqyrtuar asnje prej mijëra dosjeve që presin atje. Nuk ka bërë kompensimin e ishpronarëve.
Edhe pse urdhërin verbal e ka dhënë Rama, neni 248 i Kodit Penal për shpërdorim detyre u rr mbi kokë drejtoreshes dhe vartësve të saj. Në këtë rast duhet burgu, jo për hallexhinjtë që nuk kanë të paguajnë taksat apo energjinë.
Burg edhe nëse për një byrek, misër të pjekur, trajse me mollë apo ku di unë ç?farë tjetër hallexhinjtë shesin për bukën e gojës. Shesin disa kilogramë duhan por burgu i pret se sipas Kryeministrit janë këta që kanë shkaktuar gropën e frikëshme në kondrabandën e duhanit në dogana. Dhe nëse unë them që kjo kontrabandë qindra milionë euro kryhet me hyqëm kryeministror, kjo për Kryeministrin është shpifje.
Gati 29 mijë persona panë derën e burgut dhe komisariateve të policisë ne 2014. 27 mije u shoqeruan në komisariate. 12 mijë u ndaluan dhe u arrestuan. Enver Hoxha me Mehmetin bashkë do ju kishin zili. Nuk janë gogla por shtetas, individë. Gati 5 mijë raste u rrëzuan nga gjykatat dhe prokuroria si arrestime të paligjëshme. Nuk është statistikë por janë 5 mijë shtetas që u është shkelur e drejta nga policia e këtij Kryeministri. Edhe pak sa ta ndreqë gjyqësorin se pastaj 38 mijëshin nuk do ia prekë kush, të gjithë në burg do shkojnë.
Ku të ankohen për të drejtat e tyre qytetarët shqiptarë? Tek gjykata?! Gjë më të pamend nuk ka. Mbi 75 përqind e çështjeve me palë shtetin janë fituar nga shteti. Nuk ka ndodhur kurrë. Gjykata e pavarur nga shteti shërben për të vënë në vend padrejtësinë e shtetit.
Po kush është ai gjyqtar që guxon dhe vendos kundër qeverisë në këto ditë të zeza për të drejtat e njeriut? Sot kërcënohen të ikin në shtëpi të gjithë gjyqtarët që kundërshtojnë kryeministrin. Jo vetëm të korruptuarit që e kanë vendin në burg dhe jo në gjykatë. Të gjithë kërcënohen. Sipas Kryeministrit të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët do testohen, njësoj si mësuesit dhe infermierët. Po kush është ky që testoka gjyqtarët? Mirë infermierët dhe mësuesit i ka nën hyqëm, por gjqtarët janë pushteti që duhet të fusë në burg Kryeministrin dhe ministrat e tij për korrupsion.
Kush është ai gjyqtar që do të mbronte të drejtat e individëve dhe do dënonte Kryeministrin dhe ministrat për korrupsion dhe lidhje me trafiqet? Asnjë nuk është budalla. Do të dënojë fakir fukaranë, atë berberin pa kupon dhe do nxjerrë qelibar ministrat me dhjetëra tendera të futur në xhep.
Dhe kur t?ua kërkojë Rama, do të dënojnë për shpifje deputetët e opozitës. Ai është momenti kur Rama do të shpallë arritjen e standartit të pavarësisë së gjyqësorit.
Zgjedhjet janë celebrim i demokracisë. Dhe në themel të saj është e drejta për të zgjedhur të lirë nga çdo presion dhe kontroll. Cfarë tha ODIHR? Standarti për të votuar të lirë nga frika prej pasojave është cënuar. Për cilët specifikisht? Pikërisht për punonjësit e administratës publike. Ja ç?thotë raporti i ODIHR:
MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it morri akuza te? shumta pe?r presion te? ushtruar ndaj ne?pune?sve te? sektorit publik prej drejtuesve ne? detyre? nga koalicioni qeverise?s, kryesisht ndaj me?suesve, punonje?sve te? she?ndete?sise? dhe punonje?sve bashkiak, duke pe?rfshire? ke?rkesa pe?r te? marre? pjese? ne? tubimet e fushate?s se? ASHE-se?, pe?r te? siguruar vota, si edhe ke?rce?nime pe?r heqje nga puna, ne?se nuk votonin pe?r kandidate?t e ASHE-se?.47 Ke?to akuza se? bashku me rastet e ve?rejtura dite?n e zgjedhjeve rrite?n shqete?simin rreth munde?sise? se? zgjedhe?sve pe?r te? hedhur vote?n e tyre ?pa frike?n e nde?shkimit?, sic? e parashikon paragrafi 7.7 i Dokumentit te? Kopenhagenit te? OSBE-se? i vitit 1990.
Po a mund të ndodhë ndryshe kur Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës pasi shprehu vjet shqetësimin për vonesën nga kjo qeveri për të zbatuar ligjin e shërbimit civil, shprehet:
?Kjo vonesë e kritikueshme, së bashku me ndryshimet në shkallë të gjerë të personelit në të gjitha nivelet e shërbimit civil që u iniciuan kur qeveria e re erdhi në pushtet, janë një tregues i politizimit të shërbimit civil dhe përpjekjeve për ta vënë atë nën kontrollin e partisë?
Për t?jua qartësuar; këtë nuk e them unë por Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës në rezoluten e tetorit 2014 me të cilën vendosi të vazhdonte monitorimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri, edhe pse ju bëtë përpjekje të ethshme që të hiqej monitorimi. Po a mund të hiqet monitorimi kur të drejtat e njeriut po shohin Vaterlonë e tyre?
Që dikush të bëjë zgjedhjen e duhur, edhe me votë, i duhet arsim. Dhe sa me i lartë arsimimi, aq më shumë e vë në diskutim dhe pikëpyetje qytetari shqiptar maskaradën që Kryeministri quan qeverisje dhe erë shtet. 38 mijë studentë atrinin të regjistroheshin në universitete para këtij Kryeministri. 18 mijë regjistrohen tashmë pas ligjit të arsimit të lartë që miratoi me dhunë në Korrik. 20 mijë më pak. Po ky nuk është numër, nuk është statistikë. Janë 20 mijë të rinj që këtë vit nuk përmbushin ëndrrën e tyre për një shkallë më të lartë në shoqëri, për një jetë më të mirë.
E drejta për arsimin e lartë është e drejtë kushtetuese. Kushtetuta e parashikon si objektiv social kushtetues dhe i vë detyrë shtetit të bëjë përpjekje që ta arrijë. Por nëse kjo është arritur, nëse studentët edhe të varfër kishin të drejtë të shkolloheshin edhe pa marrë kredi, sot ata kanë humbur një të drejtë të siguruar. Kjo është shkelje e një të drejte Kushtetuese, sigurisë juridike. Po pse, kaq e gjë do e ndalojë Kryeministrin që është mësuar ta shohë botën nga brenda Bllokut, ne dhe ata? Kushtetuta do e ndalojë? Asnjëherë!
Kulmi është amendamenti famëkeq për rikthimin e censurës qeveritare. Që Kryeministri nuk ka qejf ta venë në diskutim, këtë e dimë. E dimë që ka deklaruar se do ta rikriminalizonte shpifjen për zyrtarët e lartë. Por që do e bënte realitet këtë marrëzi, as që e mendoja. Aq keq e kishte shkruar sa po e tërheq se gjoja u keqkuptoka dhe nuk e ka me mediat. Pikërisht për to e ka, për mediat dhe opozitën. Mirë që do të vjedhë e batërdisë këtë vend, por nuk i pëlqen as t?ia plasësh në fytyrë. Por vartësit e tij as kanë guxuar t?ia korigjojnë.
Ky amendament vret lirine e mendimit, shprehjes dhe medias. Këtë thonë OKB, Këshilli i Europës dhe OSBE.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës shprehet në rezilutën për Shqipërinë
Asambleja mirëpret shfuqizimin e dënimeve me burg për fyerjen dhe shpifjen dhe shfuqizimin e mbrojtjes së posaçme prej shpifjes për kategori të caktuara personash. Megjithatë, shpreh keqardhjen që shpifja nuk është depenalizuar plotësisht dhe ende ka një efekt frenues mbi gazetarët dhe mund t?i çojë ata drejt praktikash autocensure. Për këtë arsye, Asambleja i bën thirrje parlamentit shqiptar ta depenalizojë plotësisht shpifjen, në linjë me standartet e Këshillit të Europës.
Nëse KiE e lidh me lirinë e medias, ODIHR shkon më larg dhe e lidh me lirinë e shprehjes së mendimit. Raporti i ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit thotë:
?Shpifja pe?rbe?n ende vepe?r penale, ne? kunde?rshtim me standardet nde?rkombe?tare.? Dhe më pas ODIHR bën rekomandim prioritar: ?Dispozitat penale pe?r shpifje duhet te? shfuqizohen duke i dhe?ne? pe?rpare?si mjeteve juridike civile te? hartuara pe?r te? rivendosur reputacionin e de?mtuar.?
Këto janë publike dhe për Shqipërinë? Çfarë i thotë mendja Kryeministrit? Po i bën sfidë KiE dhe OSBE? Apo ka hall të madh kur e akuzojnë për lidhjet me krimin dhe korrupsion?
Ne do ta vazhdojmë betejën tonë edhe nëse me bur, Kryeministri do ta boshatisë pjesën e opozitës në këtë sallë. Shpejt do të kuptojë edhe atë shprehjen ?rrafsho thepin?.
25 vite pasi u rrëzua muri i frikës përtej të cilit shqiptarët gjetën të drejtat e njeriut të mohuara, ka ardhur koha që t?i jepet këtij Kryeministri mësimi që iu dha Kryeministrit Tao Tao të ?90. Atëherë e filluan studentët. Sot studentët janë përsëri në shesh para Kryeministrit.
*Fjala e mbajtur sot në Kuvend
Në fjalën e tij në parlament, deputeti socialist Ben Blushi ...
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka kërkuar sot ...
Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe kryetarja...
Gjatë fjalës së tij në parlament, ish kryeministri Sali Beri...
Partia Demokratike ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama ...
Duket se deputetët e LSI-së nuk e mbështesin kryeministrin E...
Luçiano Boçi deklaroi nga selia e Partisë Demokratike se qev...
Ish kryeminstri i Shqipërisë, Sali Berisha shpreheht nëpermj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot gjatë m...
So, Komisioni Europian ka dhënë raportin e progresit të Shqi...
Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, kryetari i Par...
Një ditë pas ndryshimit të ministrit të Drejtësisë ku vendin...
Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka denoncuar r...
Këshilltari i Edi Ramës në zgjedhjet e vitit 2013, Alastair ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi...
Partia Demokratike ka njoftuar se të hënën do të mbledhë kry...
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku vijoi turi...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Korça se për reformën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...