web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jamarbër Malltezi: Qeveria shkel ligjin, i jep leje xhaxhait të Ylli Manjanit dhe ortakut të Taulant Ballës

16 Nëntor 2015, 21:50, Aktualitet CNA

Kreu i Departamentit për Ambientin, Pyjet dhe Turizmin në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, në një intervistë për ?ResPublica.al?, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se favorizon klientët e tij në aktivitete të paligjshme.  Malltezi shprehet se  klientelizmi dhe korrupsioni kanë pllakuar në vend, ndërsa shprehet se vendimet e qeverisë dalin sipas interesave vetjake korruptive të Edi Ramës dhe jo sipas ligjeve të shtetit.

Malltezi deklaron se Ministria e Mjedisit ka lëshuar leje shfrytëzimi pylli të kundraligjshme për xhaxhain e Ylli Manjanit  në Bulqizë, ndërsa në Librazhd po ndodhin prerje masive të pyjeve nga një bandit partner i deputetit Taulanti Ballës që i siguron mbrojtje politike.

Lidhur me ndërtimet, Malltezi shprehet ? Janë dhënë vetëm 5 leje zhvillimi për 5 kompani, dy prej të cilave janë ndërtuesit e sarajeve 58 metroshe të Surrelit, dy të tjera janë për pronarët e dy TV të njohura dhe e fundit ishte për Delijorgjin tek qyteza që njihet si Rama-Delijorgji, pasi ishte leje ndertimi 243,450m2 për 55 pallate e lëshuar veç 1 javë para zgjedhjeve të 2005-s.?

 





Lajmet e fundit nga