web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Durrës/ Prindërit denoncojnë ushqimin në çerdhe: Orizi nuk zien, makaronat pa shije, mishi i pakonsumueshëm

16 Nëntor 2015, 13:02, Aktualitet CNA

Me dhjetëra prindër në qytetin e Durrësit kanë denoncuar ushqimet në çerdhet e qytetit. Sipas tyre ushqimet janë të pakonsumueshme ndërsa shprehen se fëmijët shkojnë në shtëpi thuajse të pa ngrënë.

?Ushqimet në çerdhe nuk janë të kontrolluara. Orizi nuk zien, fasulet nuk ziejnë, makaronat janë pa shije dhe mishi është i pakonsumueshëm. Fëmijët tanë vijnë thuajse të pangrënë në shtëpi?, shprehen prindërit

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i drejtorit të arsimit në Durrës, Ardian Gurra, i cili ka urdhëruar inspektimin e menjëhershëm të magazinave nga ku furnizohen çerdhet por edhe mensat e qytetit.





Lajmet e fundit nga