web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eduart Ndocaj thirrje deputetëve dhe ministrave: Rrogën e këtij muaj dhurojani Kristi Mazes

15 Nëntor 2015, 21:16, Aktualitet CNA

Deputeti Eduart Ndocaj i ka bërë thirrje kolegëve të tij të parlamentit dhe ministrave që rrogën e këtij muaj t?ia dhurojnë Kristi Mazes, djalit 10-vjeçar të sëmurë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ndocaj shkruan se është sensibilizuar me rastin në fjalë, ndërsa bën me dije se kapelja e tij është shitur dhe paratë do të shkojnë për shërimin e vogëlushit Kristi Maze. Ai shton se do të organizojë një darkë me disa artistë dhe paratë e grumbulluara do jepen për 10-vjeçarin.

Thirrja nga deputetin Eduart Ndocaj

Jam sensibiluar plotësisht me rastin e vogëlushit, Kristi Mazes, i cili është shume sëmurë e ka nevoje për një trapiante. Ai na ka bere thirrje publikisht për ta ndihmuar. Madje i ka bere thirrje Kryeministrit: ?Xhaxhi Edi me ndihmo te lutem?.
Kemi lajme të mira:

Kapelja ime është shitur.
Po loboj me miq të tjerë biznesmen për të kontribuar me të holla.
Po ashtu nesër mbrëma po organizoj një darkë me artistët me të mirë lezhjanë e jo vetëm e të hollat që do të mblidhen do të shkojnë për Kristin.
Shuma që duhet për ta shpëtuar Kristin është rreth 150 milionë lekë të vjetra.
Prandaj, ju bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi deputetë dhe ministrave që rrogën e këtij muaj ta dhurojnë për Kristin. Kanë 20 vjet që vetëm marrin nga populli dhe nëse dhurojmë vetëm një herë për një kauzë madhore nuk bëhet nami





Lajmet e fundit nga