Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Listat e të larguarve nga puna për periudhën shtator-tetor të këtij viti tregojnë një situatë vërtet alarmante të pushimeve nga puna të punonjësve. Sipas listave, të ndara sipas rretheve, që disponohen nga Monitor, janë rreth 73 mijë largime nga puna të deklaruara të punonjësve për shtatorin dhe tetorin 2015, shumë prej të cilëve i përkasin industrisë së këpucëve e veshjeve dhe të call center, dy sektorët që kanë qenë gjeneruesit kryesorë të punësimit në vend.
Këto të dhëna kanë shqetësuar dhe drejtoreshën e përgjithshme të Tatimeve, Brisida Shehaj, e cila në një email drejtuar stafit (që disponohet nga Monitor) u thotë atyre ?Dua urgjent analizën sidomos drejtoria e VIP, janë 4800 largime dhe është alarmante. Kontaktoni çdo subjekt?.
Sipas listave, rekordin e mban Tirana me rreth 29 mijë largime. Edhe bizneset VIP kanë shkurtuar në dy muaj rreth 9500 punonjës.
Në listën e kompanive që kanë shkurtuar punonjës mbizotërojnë ato të fasonit, por edhe të call center. Ky i fundit ishte i vetmi sektor që ishte aktiv në punësimin e të rinjve vitin e fundit, por që ka deklaruar shumë shkurtime në shtator e tetor.
Shkurtime ka bërë dhe administrata shtetërore, sidomos në Tiranë, apo dhe Komunat, në kuadër të reformës së re administrative. Shkurtime kanë pasur dhe kompanitë e ndërtimit.
Rrethi i dytë që ka humbur më shumë vende pune, është ai i Durrës, me rreth 8300. Edhe në këtë qytet, ka shumë kompani fason, kryesisht veshje, që kanë ulur numrin e të punësuarve.
Në Shkodër, rezulton që biznesi i veshjeve dhe i këpucëve është në vështirësi. Një numër i madh sipërmarrjesh të këtij sektori po shkurtojnë me dhjetëra punonjës. Në Shkodër janë larguar rreth 4100 punonjës në dy muajt në fjalë.
Rreth 3000-4000 të larguar ka pasur dhe në qytetet e Elbasanit, Fierit dhe Vlorës.
Këto shkurtime masive të vendve të punës përkojnë me fushatën anti-informalitet, me një presion të shtuar ndaj bizneseve dhe ashpërsimin e gjobave për punonjës të pasiguruar dhe deri te kërcënimet për burgim. Në kahun tjetër, ekonomia dhe konsumi po ngadalësohen, burimet e financimit kanë shteruar (banka nuk po japin më kredi), çka ka vënë realisht në vështirësi biznesin. Banka e Shqipërisë uli së fundmi për herë të dytë pritshmëritë për rritjen ekonomike, në 2.5% (parashikimi fillestar ishte 3%, që u ul në mes të vitit në 2.7%).
Sipërmarrës të sektorit të veshjeve pohojnë se ata nuk kanë më interes të shtojnë fuqi punëtore, pasi dhe situata në Itali nuk është pozitive, por edhe ambienti i brendshëm nuk është favorizues. ?Po maksimizojmë burimet që kemi dhe po mbajmë personelin e kualifikuar?, thonë fasonistët, duke shtuar se sipërmarrësit tani, që ?u janë prerë këmbët? po i bëjnë mirë llogaritë, duke larguar punonjësit me rendiment të ulët.
Fushata anti- informalitet shton në skemë 141 mijë persona
Megjithatë, fushata kundër informalitetit ka pasur dhe aspektin e saj pozitiv, në shtimin e numrit të punonjësve të deklaruar, që janë më të larta se numri i të larguarve. Për shtator-tetor 2015, rezultojnë të jenë futur në skemë rreth 141 mijë persona, nga të cilët rreth 90 mijë vetëm në shtator, kur filloi aksioni.
Si rrjedhojë, diferenca neto e vendeve të shtuara të punës, është rreth 68 mijë.
Megjithatë, ndërsa të shtuarit në skemë kanë qenë në pjesën më të madhe të punësuar, por në të zezë, dhe thjesht janë formalizuar (një pjesë e madhe e atyre që janë futur në skemë janë biznese individë, të vetëpunësuar), largimet masive nga puna tregojnë se rreth 73 mijë familjeve (apo 10% të totalit të famijleve shqiptare) u ka ikur të paktën një burim të ardhurash.
Krahasimi me muajt e mëparshëm, për të parë nëse numri i të larguarve ka qenë po aq i lartë, apo kjo dukuri është përshpejtuar në shtator-tetor është disi i pamundur, pasi tatimet nuk i kanë mbajtur të dhënat e detajuara në këtë formë më parë, por gjithsesi vlerësohet se situata është përkeqësuar. Nga tabelat e largimeve dhe punësimeve rezulton që sipërmarrjet që kanë larguar punonjës nga puna, nuk kanë marrë të tjerë, ndërkohë që ka dhe biznese që kanë pushuar 20-30 punonjës njëherësh. /Monitor
Arrestohet ish-efektivi i policisë së Tiranës, Mirsad Kuçana...
Tregtarët në Shqipëri janë shumë të indinjuar me masat e qev...
Policia Kufitare e Durrësit ka sekuestruar 130 kilogramë kan...
Mirsad Kuçanaj, njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e...
Për dreq fjalia ime komplekse me derr brenda për kryeministr...
Efektivët e policisë së Lushnjes kanë ndaluar një person të ...
Në banesën e policit, Lutfi Dami ishte vendosur një minë ant...
Disa lëkundje tërmeti janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytet...
Që prej mbrëmjes së sotme, Ylli Manjani do të jetë Ministri ...
Kryeministri Edi Rama është kthyer mbrëmjen e sotme. Rama is...
Deputeti demokrat Astrit Patozi shprehet se edhe pse shqipta...
Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, s...
Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi shprehet se Kry...
*Nga Majlinda BREGUNë 2012, Kryeministri i sotëm, asokohe kr...
I dashur Doktor!E lexova me vemendje reagimin ndaj emërimit ...
Policia e Shkodrës ka ndaluar tre personave, pasi ishin shpa...
*Une isha në Bruksel gjatë takimit të dy parlamenteve dhe du...
*Liria e shprehjes është element i rëndësishëm i të drejtave...
Deputeti Eduart Ndocaj, ka mbajtur sot fjalën e tij të parë ...
Zv.Kryeministri Niko Peleshi tha sot nga salla e Kuvendit, s...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...