web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fëmijët shqiptarë  peng në Siri /  “ISIS nuk na lejon të kthehemi”

11 Nëntor 2015, 08:46, Aktualitet CNA

Agim Ndregjoni, dëshmitari në gjyqin kundër imamëve të akuzuarve për rekrutimin e luftëtarëve në shtetin islamik ka lëshuar një deklaratë tronditëse.

Ai shprehet se fëmijët e motrës së tij mendohet të jenë në Siri, por ata janë peng të ISIS-it dhe nuk mund të kthehen.

Ndergjoni tha se komunikon shpeshherë në Skype me mbesën dhe nipin e tij të mitur, 7 dhe 9 vjeç.

?Më fëmijët kemi komunikuar me Skype. Mund të lidhemi me ta një herë në muaj, ose një herë në dy muaj, përmes nënës së Shkëlzenit. Ajo nuk ndihet mirë kur e pyesim se ku janë. Fëmijët thonë: ?Nuk e dimë se ku jemi?. Kur i pyes pse nuk kthehen, Medi Dumani thotë se ?nuk na lejon Shteti Islamik?. Këtë më ka thënë edhe mbesa, që pa mbushur moshën madhore nuk i lejojnë të kthehen. Fëmijët duken mirë, jo të shpërqendruar, apo ndonjë sjellje tjetër të çuditshme?, tha dëshmitari kur u pyet në lidhje me fëmijët e mitur të motrës së tij.

Ndregjoni ishte thirrur si dëshmitar i Prokurorisë në procesin gjyqësor në ngarkim të nëntë të akuzuarve për terrorizëm dhe rekrutim e dërgim në Siri të besimtarëve myslimanë.

Dëshmitari shpjegoi se si dy vjet më parë, bashkëshorti i motrës së tij, Shkëlzen Dumani, u largua nga Shqipëria duke marrë me vete edhe dy fëmijët e mitur, pa dijeninë e së ëmës.

Dumani mendohet të jetë vrarë gjatë luftimeve në Siri.

Nga ana tjetër, të pandehurit pretenduan se prokuroria nuk ka asnjë provë konkrete për akuzat e ngritura ndaj tyre.

?Keni vetëm përralla. Ju po na luftoni vetëm për fenë tonë?, tha nga kafazi i pandehuri Gerti Pashja.





Lajmet e fundit nga