web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Takimet me Ramën, Meta i kërkoi dorëheqjen e ministrave të korruptuar

11 Nëntor 2015, 08:15, Aktualitet CNA

Debati mes Edi Ramës dhe aleatit të tij, Ilir Meta është bërë  për ndryshimet në qeveri.

Dorëheqja e Naços nuk do të jetë e vetmja pasi, kreu i LSI-së i ka kërkuar Kryeministrit të largojë ministrat që janë akuzuar për korrupsion.

Meta i ka thënë se maxhoranca nuk ka pse të marrë përsipër koston personale të disa ministrave që janë përfolur për afera korruptive.

Këmbëngulja e Kryeministrit Rama për të mos bërë asnjë ndryshim në kabinetin e tij qeveritar e ka detyruar aleatin e tij që të nisë me dorëheqje të ministrave të tij.

Nëse Kryeministri Rama nuk do të reagojë pas dorëheqjes së Naços, atëherë do të vijohet me dorëheqje të tjera.

Nëse edhe pas këtij veprimi, nga Kryeministri nuk do të shihen reagime, një tjetër dorëheqje do të ketë në kabinetin qeverisës nga Lëvizja Socialiste për Integrim. I gjithë ky proces ndaj Kryeministrit për të larguar ministrat e përfolur për afera korruptive do të zhvillohet kur në Kuvend do të jetë duke u diskutuar paketa e dekriminalizimit dhe reforma në Drejtësi.





Lajmet e fundit nga