web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një tjetër studim tregon rrezikun për kancer nga konsumi i mishit

9 Nëntor 2015, 17:08, Lifestyle CNA

Një tjetër studim ka treguar se njerëzit që hanë shumë mish kanë një rrezik të lartë të kancerit. Këtë herë, është kanceri i veshkave, kanë raportuar studiuesit të hënën. Dhe kjo nuk është vetëm për njerëzit që hanë mish të kuq, siç kanë treguar studime të tjera. Njerëzit që hanë të ashtuquajturin mish të bardhë, të tillë si mishin e pulës, kanë gjithashtu rrezik më të lartë.

Dr Xifeng Wu dhe kolegët në Universitetin e Teksasit kanë studiuar 659 pacientë të diagnostikuar vetëm me kancer në veshka dhe i krahasuan ata me 699 persona të ngjashëm pa kancer.

Ata hulumtuan për faktorët që mund të shpjegonin lidhjen. Ata panë llojet e mishit që njerëzit konsimonin, se si ata e gatuanin, si dhe përbërjen gjenetike të njerëzve për të parë nëse gjenet e caktuara i bënin ata më të ndjeshëm.

Njerëzit të cilët thanë se hanin mish të pjekur në skarë – mish të kuq dhe pule – kishin një rrezik më të lartë të kancerit të veshkave, kanë raportuar në revistën Cancer.

 

 





Lajmet e fundit nga