Vodhën rreth 700 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale/ Në pranga tri zyrtaret e Postës Shqiptare
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Nga 2-4 nëntor 2015, në Tiranë u zhvillua Konsultimi i parë Ndërkombëtar për temën “Diskriminim, persekutim, martirizim? dhe pasojat e tyre tek të krishterët në mbarë botën. Në takim morën pjesë mbi 150 pjesëmarrës, nga 65 shtete, nga të 6 kontinentet, të gjithë liderë të krishterë në kishat e tyre, përfaqësues të të gjitha rrymave të Krishterimit botëror, ku përfshiheshin Orthodhoksët, Katolikët, Evangjelistët dhe Pentekostalët.
Veprimtaria, e organizuar nga Forumi i Krishterë Botëror, i zhvilloi punimet në sallën e madhe në mjediset e Qendrës Kulturore të Katedrales Orthodhokse ?Ngjallja e Krishtit?. Shqipëria u zgjodh si vend për zhvillimin e Konferencës për shkak të përvojës historike të persekutimit të të dyja feve, Myslimane dhe të Krishterë, gjatë komunizmit dhe dëshirës që ka në shoqërinë shqiptare për bashkëjetesës ndërfetare paqësore.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri dhe Aleanca Ungjillore e Shqipërisë ishin të gjitha të përfshira në planifikimin, organizmin dhe mbarëvajtjen e Konferencës. Organizatorët ishin vazhdimisht në kontakt dhe me organet më të larta shtetërore.
Konferenca nuk ishte drejtuar kundër ndonjë feje tjetër apo autoriteti. Përkundrazi, ajo u përpoq të nxisë komunitetet, organizatat dhe kishat për të vepruar me dashuri, tolerancë dhe drejtësi për çështjet që prekin shumë njerëz në kontekste të ndryshme globale.
Veprimtaria u hap më 2 nëntor, me fjalimet e mirëseardhjes nga Kryepiskopi Anastas, nga Sekretari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Mons. George Frendo, nga Sekretari i Global Christian Forum, rev. Larry Miller, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave, Rev. Fr. Olav Fykse Tveit, nga Kardinali Kurt Koch, Presidenti i Këshillit Papnor për Promovimin e Unitetit të Krishterë (i cili lexoi edhe një mesazh të Papa Franceskut) etj.
Themeluesi i Fondacionit Sant?Egidio, Prof. Dr. Andrea Rikardi mbajti një nga dy fjalimet kyç të veprimtarisë, duke u ndalur në trajtimin historik të synimit të Konsultimit, me temë ?Diskriminim, persekutim dhe martirizim në shekullin e 21-të?. Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi, mbajti temën e dytë kyç të aktivitetit, që ishte e përqendruar në aspektin teologjik të temës: ?Perspektiva Biblike dhe Theologjike?.
Fortlumturia e Tij theksoi ndër të tjera, se ?Një problem tjetër më i përgjithshëm, për të cilin duhet punuar në mënyrë konstante, është marrëdhënia e ngushtë midis paqes globale, drejtësisë dhe zhvillimit. Varfëria mbetet lloji më i keq i shtypjes. Në shekullin e 21-të ne duhet të kultivojmë më shumë dhe të forcojmë solidaritetin e gjithë të Krishterëve…?.
Konsultimi pati edhe mjaft diskutime për temat dhe takime në grupe pune dhe në fund të seancave të ditës së tretë u aprovua një Mesazh final, në të cilin u përfshinë shumë nga pikat e shtruara në fjalën e Kryepiskopit, Prof. Dr. Anastasit. Mesazhi u bën thirrje gjithë qeverive dhe Kishave të botës që të ?respektojnë dhe mbrojnë lirinë e besimit?, si një e drejtë themelore e njeriut. Liderët e Kishave i bëjnë apel qeverive dhe organizatave ndërkombëtare që të ndërmarrin masa për të ?respektuar dhe mbrojtur të krishterët dhe gjithë njerëzit e tjerë me vullnet të mirë nga kërcënimet e dhunës së ushtruar në emër të fesë?.
Gjithashtu, i bëhet apel kishave dhe besimtarëve të risin solidaritetin dhe bashkëpunimin, për të ndihmuar njëri tjetrin për të përballuar këto sfida. Ndër të tjera, në Mesazhu pohua se: ?më 1967 Shqipëria u deklarua në Kushtetutë si shtet ateist, dhe sot aty kishat po zhvillohen e përparojnë në një kuadër lirie fetare, pavarësisht se disa diskriminime mbeten ende?.
Në mbyllje, mbrëmjen e dt. 4 nëntor, pjesëmarrësit morën pjesë në pritjen e organizuar në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës, Z. Bujar Nishani
Edhe në datë 5 nëntor, për pjesëmarrësit që nuk ishin larguar ende, u zhvilluan vizita në kishat e ndryshme të krishtera, në qytetin e Durrësit, në Manastirin e Shën Vlashit etj.









Deputeti i cili është betuar vetëm para një jave në parlamen...
Deputeti socialist Namik Dokle sjell për lexuesit librin e t...
Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Gramoz, Ruçi shprehet s...
1. Njeriu me i pakenaqur me qeverine Rama eshte Edi Rama. Gr...
Fondacioni Konrad Adenauer ka organizuar ditën e sotme konfe...
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë çdo akuzë për korrup...
Prej mëse një jave një mision i FMN-së po zhvillon diskutime...
Emisioni “Fiks Fare” denoncoi sot në mbremje kalvarin që ndj...
Jason Statham do të luajë në një film aksion-thriller në Hon...
Kryeministri Edi Rama dhe Zv.Kryeministri Niko Peleshi do të...
Qeveria ka reaguar përmes portalit transparenca.al lidhur me...
Ish-shefi i Antidrogës në Policinë e Fierit, Dritan Zagani ...
Intervistën e radhës vendosa ta bëja me z.Tahiri, Ministrin ...
Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Ministrinë e Mb...
“Nga pikëpamja e ligjshmërisë, aty nuk ka asnjë centim të sh...
Kryeministri Edi Rama i ka noterizuar publikisht një akt të ...
Janë liruar dy efektivët të cilët u arrestuan pas arratisjes...
Specialistët kundër Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë Qa...
Zëri i Amerikës shkruan se Kryeministri Edi Rama ka emëruar ...
Lëvizja “Për Universitetin” ka reaguar për fjalën e kryemini...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...