web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U desh t’ i hidheshin pesë vezë, që të zbulohej se Kryeministri Rama shoqërohet në daljet e tij publike nga 200 kalecë

3 Nëntor 2015, 16:10, Aktualitet CNA

Nga Kastriot Myftaraj

Kryeministri Rama ka obsesionin që të shfaqet në publik i pashoqëruar me roje, ose në distancë të madhe prej tyre, përveç një truprojeje femër, e cila ka rolin e figurantes, për të simbolizuar përkushtimin e shprehur të Ramës ndaj barazisë gjinore. Kjo sjellje e Kryeministrit nuk ka shpjegim tjetër veç atij se ai kërkon të thotë se shqiptarët ia kanë aq shumë frikën, sa nuk guxojnë të bëjnë asgjë ndaj meje. Sepse do të ishte normale që Kryeministri të dilte në publik i shoqëruar me një numër rojesh të dukshëm ashtu si homologët e vet në të gjithë botën.
Por u desh që disa studentë ta qëllojnë Kryeministrin Rama me vezë, që të zbulohet e vërteta e rreme teatrale e inskenuar me kujdes, si farsë, e daljeve të Ramës në publik. Në momentin që u hodhën vezët ndaj Kryeministrit, njëqind gardistë e policë civilë, meshkuj e femra, të cilët rrinin përreth të kamufluar si kalimtarë të rastit, sipas një dramaturgjie policore të vënë në skenë me mjeshtëri dhe me prova të shumta paraprake, mbushën sheshin dhe u hodhën mbi studentët, me mesataren pesë roje kryeministrore për çdo student protestues. Njëqind gardistë e policë të tjerë civilë u hodhën në veprim sipas manualit të përgatitur, duke rrethuar vennndodhjen e kryeministrit në një largësi pak më të madhe. Një pamje e përgjithshme e videokamerave tregon se për sigurinë e afërt të Kryeministrit qenë angazhuar jo më pak se 200 gardistë e policë civilë. Që të bëhet i mundur një aksion i tillë, pra që këta roje të fshehur të hidhen në mbrojtje të Kryeministrit kur krijohet një rrethanë rreziku, kuptohet se duhet që ata të zenë pjesën më të madhe të njerëzve, që në dukje janë qytetarë të zakonshëm që presin Kryeministrin, ose u ndodh të ecin në afërsi të tij në rrugë.
Dhe këtë inskenim e bën njeriu i cili tallej me paraardhësin duke e quajtur ?gjyshi me antiplumb? dhe duke e vënë në lojë që mbante shumë roje përreth. Por, Berisha sidoqoftë rojet i mbante të dukshëm, jo të fshehtë. Rama rrethohet nga shumë më tepër roje se Berisha, por njëkohësisht inskenon daljen në publik pothuajse pa roje.
Këtu lind natyrshëm pyetja: Nga kush ka kaq shumë frikë Kryeministri ynë? Kjo është një pyetje e ndërlikuar. Kryeministri i cili kur ishte lider i opozitës shpiku për paraardhësin nofkën ?gjyshi me antiplumb?, ka një imazh shumë makabër për veten, sipas kumteve që i kanë dërguar ata të cilët i di ai.
Këtë do ta tregojë koha por tashmë Kryeministri ynë duhet të heqë dorë nga farsa e të dalit në publik pothuajse pa roje, vetëm me atë femrën dekorative. Kjo zonjë është mirë që të ushtrojë vetëm detyrën kryesore të saj, që është ta rrahë Kryeministrin tonë me kamzhik, për të kënaqur sadomazohizmin e tij, se për këtë punë e paguan ai me paratë e taksapaguesve. Kryeministri ynë ka ndarë gruan e tij të parë dhe ka keqtrajtuar bashkëjetueset e tij të mëvonshme, se ato refuzonin ta rrihnin me kamzhik, ose së paku disa prej tyre nuk e bënin këtë me ashpërsinë që kërkonte ai.
Tani e tutje nuk ka kuptim më që të gjithë rojet që pamë me rastin e hedhjes së vezëve, të mos jenë përreth Kryeministrit në daljet e tij publike, në afërsi të dukshme për publikun, jo të rrinë një një largësi të tillë sa të krijohet përshtypja e rreme se ai ka dalë në publik pothuajse pa roje.





Lajmet e fundit nga