Refugjatët në rrugën përgjatë Sllovenisë (FOTO)
Fotot e mëposhtme, të publikuara nga agjencia e lajmeve Reut...
Mijëra vetë në Malin e Zi kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Djukanoviç, protestojnë kundër anëtarësimit në NATO e kundër korrupsionit. Kreu i qeverisë i hedh poshtë kritikat, duke parë pas tyre një komplot kundër tij.
Asnjë politikan europian nuk qeveris më gjatë se Milo Djukanoviç ? madje ai qeveris më gjatë se pushtetmbajtësi bjellorus, Lukashenko. Me përjashtim të dy ndërprerjeve të shkurtra, Djukanoviç është nga viti 1991 oser kryeministër ose president i vendit të vogël buzë Adriatikut me vetëm 600.000 banorë. Pushtetari i fortë i Malit të Zi i është përshtatur gjithmonë asaj që ka kërkuar fryma e kohës: funksionar i ri komunist, bashkëudhëtar i autokratit nacionalist, Slobodan Millosheviç, ideolog i shkëputjes së vendit nga Serbia dhe në fund partner i perëndimit, që kërkon ta fusë Mali e Zi në BE dhe NATO.
Kundërshtarë nga të gjitha shtresat
Në vizitën e tij të fundit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg lëvdoi përparimet e Malit të Zi dhe u shpreh se deri në fund të vitit do të jetë vendosur, nëse NATO i jep Malit të Zi dritën e gjelbër për anëtarësimin. Ekspertët e shohin këtë si një vendim të sigurtë. Më pak e sigurtë është nëse qeveria gëzon mbështetjen e popullsisë për këtë vendim. Sipas sondazheve, përkrahësit dhe kundërshtarët e anëtarësimit bëjnë një garë kokë më kokë, kjo në varësi të asaj se kush e ka porositur sondazhin. ?Një pjesë e kundërshtarëve e argumentojnë refuzimin e tyre me intervenimin e NATO-s në Serbi dhe Mal të Zi në 1999-n?, thotë Milica Kovaçeviç nga Qendra për Tranzicionin Demokratik. Por ekspertja është e mendimit se gjithnjë e më shumë qytetarë mendojnë në mënyrë ?racionale? për aleancën e NATO-s.
Për disa javë qindra opozitarë qëndruan në një kamp me çadra në kryeqytetin Podgoricë jo vetëm për shkak të kontestimit të anëtarësimit në NATO. Ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Djukanoviç, qeveri të përkohshme dhe zgjedhje të reja. Protestuesit ishin të përzierë: Përkrahës të aleancës opozitare, Fronti Demokratik, përfaqësues nga shoqëria civile si edhe klerikë serbë-ortodoksë që e refuzojnë largimin e Malit të Zi nga Beogradi. Fundjavën e fundit situata u shkallëzua, kur policia hoqi çadrat. Aksioni protestues vazhdoi edhë në fundjavë me moton: ?I gjithë Mali i Zi në Podgoricë?.
Marko Milaçiç, kreu i Lëvizjes së Neutralitetit- një organizatë joqeveritare është krah protestuesve kundër anëtarësimit në NATO. Sipas tij ?tani, kur po afrohet vendimi për marrjen ose jo të ftesës për në NATO duket qartë. Qeveria dhe mediat e kontrolluara prej saj po përpiqen fort të bindin opinionin për avantazhet e hyrjes në NATO.?
Revoltë kundër gjendjes së vështirë
Ndërkohë kreu i qeverisë, Djukanoviç shikon pas protestave qarqe ?serbomadhe? dhe klerike pas. Qëllimi i vërtetë i opozitës është marrja në mënyrë jo demokratike e pushtetit dhe pengimi i afrimit të vendit me perëndimin, u shpreh kryeministri në një intervsitë për televizionin. Sipas tij organizatorët e protestës gëzojnë mbështetjen e Kremlinit, që nuk e do forcimin e NATO-s në Ballkan.
Por kritikët thonë se Djukanoviç e thjeshtëzon shumë gjendjen me këto argumente. Shumica e qytetarëve nuk shohin si problem kryesor orientimin gjeopolitik të Malit të Zi, por mjerimin ekonomik, korrupsionin dhe shpërndarjen e vendeve të punës në administratën publike sipas oreksit të partisë qeverisëse. Rroga mesatare qëndron në kufijtë e 480 eurove, 15% e qytetarëve janë të papunë, sipas statistikave, që jo pak vetë i shohin si të zbukuruara. Për vite me radhë kritikat kundër Djukanoviçt kaluan pa asnjë pasojë, madje as akuzat e drejtësisë italiane që e cilësonin atë personalisht si kreun e kontrabandës së cigareve në vitet 90-të. Edhe BE ka kritikuar gjendjen e shtetit të së drejtës në Malin e Zi, si edhe sulmet e pazbardhura kundër gazetarëve.
Shoqëri e ndarë
Një sërë aferash, arrogance dhe ?një hajdutëri e shëmtuar? e kanë dobësuar qeverinë mendon shkrimtari i njohur malazez Andrej Nikolaidis. Por protestat aktuale ai i sheh, ashtu si Djukanoviçi, si një përpjekje për të dështuar anëtarësimin. ?Anëtarësimi në NATO do të thoshte dalje nga influenca serbe dhe ruse. Kjo nënkupton një kthesë radikale civilizuese, politike dhe kulturore?, shkruan Nikolaidis në një opinion tij për një portal online.
Opinionisti Blagoje Grahovac mendon ndryshe. Ish-gjenerali mendon se protestat nuk duhen reduktuar me dilemën e NATO-s. ?Për shumicën e qytetarëve Milo Djukanoviç është simboli I fundosjes së plotë. Për një pjesë tjetër simbol i suksesit të plotë, shpresa dhe krenaria e tyre. Mali i Zi është mbërthyer në dy ekstreme: Pro ose kundër Djukanoviçit. Qytetarët janë të përçarë?, shkruan Grahovac në gazetën kritike ?Vijesti?.
Shihet si me pak gjasa që ta marrë fjalën në fund kjo qytetari. Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, ka deklaruar Djukanoviç, dhe ai shfrytëzoi momentin për të tallur opozitën që nuk e mund dot prej ?një çerekshekulli?. Edhe një referendum për anëtarësimin në NATO, kryeministri malazez e sheh si të panevojshëm./DW
Fotot e mëposhtme, të publikuara nga agjencia e lajmeve Reut...
Më shumë se 150 persona kanë vdekur, kryesisht në Pakistan, ...
Ministri i Jashtëm I Kosovës, Hashim Thaçi mendon se opozita...
Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi nevojën për të for...
Shkolla ka dy muaj nga fillimi i vitit shkollor në Maqedoni....
Forcat e sigurisë së Libanit janë duke e marrë në pyeje prin...
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se nuk do t...
Bota do të ishte një vend më i mirë, në se diktatorët si Sad...
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se një nga obje...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,7 ballë të shkallës Rih...
Mijëra burra, gra dhe fëmijë emigrant ndodhen në marshimin ...
Pesë militantë të dyshuar të grupit të Shtetit Islamik (ISIS...
Arrihet më në fund marrëveshja për menaxhimin e krizës së mi...
Papa Françesku dhe dhjetra peshkopë i dhanë fund pa ndonjë n...
Nga Jacopo BarigazziNë Bruksel do të mbahet sot një tjetër t...
Linjat e drejtpërdrejta ajrore ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ...
Hitleri donte vetëm t’i dëbonte hebrenjtë, por jo t’i vriste...
Turqit e hutuar kanë pyetur “sa është ora?” pasi ora automat...
Një makinë që udhëtonte me shpejtësi të lartë, e drejtuar ng...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...