web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama për lumturimin e Nënë Terezes: Vllazëria fetare është një vlerë për vendin tonë

19 Tetor 2015, 10:05, Aktualitet CNA

Kryeministri, Edi Rama ka marrë pjesë në cermoninë e lumturimit të Nënë Terezes.

Ai mbajti një fjalë të gjatë duke mos  iu ndarë zakonit të tij.

Një pjesë e fjalimit:
?Një ditë që imponon shumë modesti dhe aspak fanfara përkujtimore. Për shumë kohë Nënë Tereza është përkujtuar në vendin tonë më së shumti e mbështjellë virutalisht me ngjyrat kuq e zi të flamurit. Në gjakun ton lëvron ndoshta ende disi egër dhe e pakultivuar sa do të duhet, ndjenja e vetëmohimit për vëllain dhe motrën në humanitet pa dallim kombësie, etnie apo shtrese sociale, siç na e sjell në një formë të caktuar vllazëria fetare në Shqipëri, dhe nga ana tjetër dëshira për të përqafuar universalen, një dimension që është i pazëvendësueshëm në brendinë e identitetit tonë kombëtar?, u shpreh kryeministri Rama.





Lajmet e fundit nga