web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koment nga Artan Fuga / Studenti dhe nxënësi nuk kanë të drejta në sistemin tonë arsimor

19 Tetor 2015, 07:45, Aktualitet CNA

Pedagogu, Artan Fuga ka bërë një shkrim-koment në faqen e tij zyrtare në ?Facebook?.

Ai ka folur për të drejtat e nxënësve dhe studentëve që sipas tij në sistemin tonë arsimor nuk janë ato që duhet të jenë.

Shkrimi i plotë:

?Problemi është se studenti dhe nxënësi në sistemin tonë arsimor nuk kanë të drejta sikurse duhet t’i kenë.

Lexoni ligjet dhe do të shihni se në cfarë gjendje ndodhen ato!

Të kapësh kokën me duar e të shtrihesh buzë Lanës a te rruga e Durrësit, a te Myslim Shyri, duke qarë! !

Ose kanë të drejta poaq dhe si ato të skllavit, që të hanë bukë, bëjnë punën, dhe të mos i hedhin te luanët t’i hanë kur ata sillen mirë.

Ore e dini apo jo se çfarë janë të drejtat e nxënësit, studentit, prindit, apo do të vazhdojmë të tallemi me ta !

A i di unë ? – do të pyesi ndokush. Patjetër mo, brenda 6 muajsh ta shkundin pak shkollën demokratikisht e ta vendosin në rrugë të mbarë!?, përfundon Fuga.

 





Lajmet e fundit nga