web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kastiot Myftaraj / A u shit ndeshja Shqipëri-Serbi: e vërteta mbi tifozin që bëri akuzën në emisionin “Zonë e Lirë”

12 Tetor 2015, 08:49, Opinione CNA

Deri më tani për shitjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi ka bërë një akuzë publike një person që u paraqit të premten në emisionin ?Zonë e Lirë? të Arian Çanit në Tv Klan. Ky person tha se quhet Enea Fezaj dhe është nga Laçi. Enea akuzoi me emër një lojtar të kombëtares, Berat Xhimshitin, me origjinë nga Lugina e Preshevës. Ndonëse një person që nis të flasë duke gënjyer për vendlindjen e tij nuk mund të jetë i besueshëm, megjithatë le të shohim se çfarë fakte solli ky Enea Fejza.

?Faktet? që solli ai ishte një fabul që ai tregoi për një person të cilit nuk ia tha emrin, dhe që i kishte thënë këtij Fezajt para ndeshjes se ndeshja ishte e shitur, dhe do të përfundonte me rezultatin 0-2, prandaj ai do të vinte një bast të madh me dy milion euro për fitoren e Serbisë.
Këtu nuk mund të mos bëhet pyetja: Përse ky personi i cili kishte një informatë të tillë do të rrezikonte duke ia bërë me dije dikujt, ashtu kot, kur dihet se në këto raste ruhet sekreti? Do të kishte kuptim që ky person t? ia zbulonte sekretin Eneas nëse do t? i kishte kërkuar para për të vënë bast, por Enea nuk e tha këtë gjë. Nuk mund të ketë qenë kjo arsyeja në rastin e një njeriu si Enea Fezaj, i cili nuk tha për veten as se çfarë pune bën e as çfarë shkollimi, dhe që është një i papunë.
Personi i cili supozohet ta kishte paraprakisht këtë informatë për rezultatin e saktë të ndeshjes së shitur, duhet të ishte një njeri me lidhje të mira me mafien e basteve të futbollit, kështu që nuk mund të ishte një njeri që lëshonte ashtu kot, andej këtej, informata të tilla, aq më tepër para ndeshjes, te njerëz si Enea.
Personi i cili kishte vënë bastin kundër përfaqësueses shqiptare me një shumë prej miliona euro dhe i cili supozohet ta ketë informuar Enean për shitjen e ndeshjes, sigurisht që e ka parë ose e kanë vënë në dijeni për ato që tha Enea në emisionin ?Zonë e Lirë?. Pra, pavarësisht se atij nuk iu përmend emri, ai praktikisht u denoncua publikisht, nëse ekziston vërtet, kuptohet. Nëse personi ekziston vërtet atëherë Enea bëhet një dëshmitar i rrezikshëm për këtë person dhe mafien e basteve, pasi mund të thirret nga Policia dhe Prokuroria për t? u marrë në pyetje. Për këtë arsye Enea rrezikonte njëlloj si ta thoshte emrin e personit, si të mos e thoshte. Por Enea nuk e tha emrin e personit se ai nuk kishte një informatë, por kishte vetëm një fabul për të treguar, të cilën ia kishte mësuar dikush. Enea tha se për të zbuluar të vërtetën shteti duhet të bënte hetime në kompanitë e basteve. Shteti në fakt ka detyrim që ta nisë hetimin duke thirrur Enean dhe duke e vënë para alternativës, ose të thotë emrin e personit, ose të arrestohet me akuzën e moskallzimit të krimit. E nëse thotë se ka gënjyer, të hetohet më tej se kush ia mësoi këtë fabul, se qartësisht e kishte paguar dikush për këtë gjë.
Nëse do të ishin vënë nga shtetas shqiptarë, në Shqipëri ose jashtë saj, një bast kaq i madh si ai që thotë Enea, për humbjen e Shqipërisë me Serbinë me rezultatin 0-2, kjo me siguri që do të kishte tërhequr vëmendjen e mbikqyrësve ndërkombëtarë të specializuar të tregut të basteve dhe sot do të ishte bërë lajm ndërkombëtar, madje tashmë do të kishte nisur një hetim nga UEFA. E pra, nuk kemi asnjë lajm të tillë.
Enea tha se është i informuar që nga IP (adresa interneti) shqiptare, janë vendosur baste kundër Shqipërisë në shumën e përgjithshme 6 milion euro. Si i siguron këto të dhëna ky djalë i papunë nga fshati Kaninë i Vlorës? Edhe nëse është e vërtetë kjo që thotë ai, baste të tilla, për humbjen e Shqipërisë, deri edhe me rezultatin 0-2, mund të jenë vënë nga serbët me banim në Shqipëri, të cilët kanë përdorur IP shqiptare. Në Shqipëri ka shumë serbë që merren me biznise të ndryshme. Ata kanë vënë baste të tilla, sepse e kanë dëshiruar këtë rezultat.
Si ?fakt? tjetër Enea solli një telefonatë nga Greqia, ku dikush të cilit nuk ia përmendi emrin i tha se ndeshja ishte shitur dhe Serbia do të fitonte me dy gola diferencë. Këtu nuk mund të mos bëhet pyetja se përse ky Enea i cili i paska pasur këto informata që para ndeshjes, nuk ua bëri me dije gazetave dhe televizioneve shqiptare që para ndeshjes? Përse nuk vuri në dijeni institucionet përkatëse, Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë, qoftë edhe me një telefonatë në numrin publik të Policisë së Shtetit, ku përmbajtja e denoncimit të tij do të ishte regjistruar.
Ai nuk mund të thotë se nuk e bëri këtë gjë pasi iu trembej atyre që e informuan dhe mafies së basteve. Sepse duke bërë një denoncim në televizion, ai është bërë rrezik jetik për këta njerëz, pavarësisht se nuk ua përmendi emrin, pasi Policia e Shtetit dhe Prokuroria Shqiptare mund ta kërkojnë atë në çdo moment që të dëshmojë për këtë çështje. Policia e Shtetit dhe Prokuroria Shqiptare duhet ta thërresin pa vonesë këtë Enean dhe t? i marrin dëshminë e tij. E kur ai të thotë se ka gënjyer duhet ta hetojnë më tutje se kush ia ka mësuar fabulën dhe sa e kanë paguar për këtë gjë.





20:53 Opinione

Si evropianë!

Nga Mero BAZEKualifikimi i Shqipërisë për në Kampionatin Eur...

Lajmet e fundit nga