Një efektiv i gjakosur/ Balla: Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm
Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka ndarë pamjet e...
Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka ndarë pamjet e...
Kabineti qeveritar gjerman vendosi të martën për shpalljen e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi si vende të sigurta origjine: Tre vendet t’i shtohen listës së vendeve të tjera ballkanike si vende të sigurta.
Më pak se një javë pas samitit të Berlinit për refugjatët, kabineti qeveritar gjerman vendosi të martën në Berlin shpalljen e tre vendeve të tjera të Ballkanit si “vende të sigurta origjine”, pra Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi, në kuadrin e një pakete ligjore që parasheh ndryshime në politikën e azilit dhe të refugjatëve. Me këtë hap derdhet në ligj ujdia e arritur në samitin e para pak ditëve për refugjatët mes federatës dhe landeve, ku ndër të tjera u ra dakord për shpërndarjen e shpenzimeve për sfidën e refugjatëve, si edhe akomodimin dhe kujdesin shëndetësor për ta. Në këtë samit u ra në ujdi për shpalljen e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi si vende të sigurta origjine, gjë që do të shkojë paralelisht me shkurtimin e asistencave për këto grupe refugjatësh.
Për qeverinë gjermane refugjatët që vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi nuk janë të përndjekur politikisht. Por për miratimin e paketës së re ligjore qeveria e Unionit CDU/CSU dhe socialdemokratëve duhet të marrë edhe miratimin e Të Gjelbërve në Këshillin Federal. Dy nga landet e bashkëqeverisura me Të Gjelbrit duhet të thonë së paku Po. Sinjalet janë që kësaj here qeveria do të marrën miratimin e Këshillit Federal për shpalljen e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi si vende të sigurta origjine.
Ndër të tjera paketa e re ligjore parasheh rregulla më të ashpra për azilin, procedura të përshpejtuara azili, dhe rritje të fondeve të federatës për landet për përballimin e numrit të lartë të refugjatëve. Për shkak të valës pa ndalim të refugjatëve, qeveria gjermane po vepron me shpejtësi. Paketa ligjore e kabinetit do të diskutohet së shpejti në Bundestag, ndërsa në fillim të tetorit do të vuloset në parlamentet e landeve. Ligjet e reja pritet që të hyjnë në fuqi më 1 nëntor. Federata ka premtuar angazhimin financiar afatgjatë për refugjatët. Deri më tani barra financiare është përballuar nga landet dhe komunat. Nga viti 2016 federata do të paguajë për azilkërkuesit një shumë fikse prej 670 eurosh për refugjat tek landet. Edhe ngritja e qendrave të reja për azilkërkuesit parashihet të lehtësohet nga pengesat burokratike. Federata këtu pritet të angazhohet me 500 milionë euro.
Në bazë të rregulloreve të reja refugjatët në qendrat e pranimit në të ardhmen do të marrin vetëm “aq sa është e mundur” shërbime materiale. Në rast pagese me para në dorë, kërkohet paradhënia vetëm për një muaj. Nëse për disa grupe azilkërkuesish parashihen shkurtime të dukshme të asistencave, për azilkërkuesit me shanse pranimi të azilit do të synohet integrimi më i shpejtë përmes ndjekjes së kurseve të gjuhës.
Në lidhje me takimin me bashkëshorten e Kastriot Ismailajt, ...
Ideja që qarkullon prej kohësh në medi, por thuhet edhe nën ...
Nëse ligji i propozuar nga qeveria për “barnat dhe sherbimin...
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën përpara seancës së posaç...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka folur nga Skrapari edhe për kr...
Në nje deklaratë për shtyp kreu i Departamentit të Rendit dh...
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka raportuar ...
“Mbajtja e shpresës dhe natyrisht puna nga ana e shqiptarëve...
Mbrojtja e lumit Vjosë nga shkatërrimi dhe kthimi i saj në p...
Delegacioni Bashkimi Europian pranë OSBE-s në Vjenë, ka për...
Presidenti Barack Obama ka iniciuar mbajtjen e një samiti me...
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka deklaroi kët...
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu ka shprehur indinjaten e...
Spartak Braho, alias “Baba Taku” pohon pa droje fare se shum...
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, kryeministri i...
Ministria e Brendshme ka sqaruar se Anastas Meçi, për të cil...
“Rikthimi në punë i shefit të Interpolit, i cili u nis të bë...
Bashkia e Kukësit ka kallëzuar penalisht ish-kryetarin, Hasa...
Ish- zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, ka mohuar zërat se q...
“Anëtarët e LSI-së, kryesia e saj, deputetët dhe ministrat e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...