web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/Fania, Lukja dhe Ronia

24 Shtator 2015, 08:29, Aktualitet CNA

Fania është Irfan Hysenbelliu, të cilin e thërresin ?Fane?. Lukja është Lulzim Basha, të cilin Fania, gjatë miqësisë së tyre, në kohën kur Basha ishte në pushtet, pra deri në qershor, kur la bashkinë e Tiranës, nuk e thërriste Luli por e thërriste me përkëdheli: Luke. Ronia është Erion Veliaj, pasardhësi i Bashës në Bashkinë e Tiranës dhe miku i ri i Fanes, të cilin Fania nuk e thërret ?Eri?, siç e thërresin Erionin të gjithë miqtë e tij, por e thërret me përkëdheli: Rone. Bashkia kaloi nga Basha te Veliaj dhe Fania mbeti mik i ngushtë i kryetarit. Por Fania është një njeri me ambicje të mëdha, ai donte të bëhej mik me Edi Ramën. Vitin e kaluar, Rama e ftoi Fanen në darkën që shtroi me botuesit dhe gazetarët. Kur miku i tij Luan Bregasi, që është edhe mik i Ramës, ia dha lajmin, Fania e puthi në ballë se mendoi që nisi miqësia me Ramën. Por kryeministri e kishte thirrur për ta tallur sy në sy publikisht. Në fjalimin e tij Rama tha: ?Më kanë thënë që Irfani ka marrë një kredi të re dhe i ka paguar të gjitha faturat e energjisë, unë e përgëzoj për qytetarinë, ngushëllime bankave.?
Fania u çua për të dalë demostrativisht nga salla në Pallatin e Brigadave, dhe siç i thonë fjalës: nuk pa nga iku. Në fakt, meqë dikur kishte qenë ushtar në Gardë dhe kishte bërë shërbim atje, ashtu siç ishte i zemëruar, mori të hynte në pyllin pas pallatit. ?Ndal? i tha ushtari roje, duke i drejtuar armën ?kush je ti?? E mblodhi mendjen Fania dhe iu përgjigj: ?Jam i ftuar te darka e kryeministrit, por meqënëse kam qenë kolegu yt këtu në 1978, më kishte marrë malli të shikoja vendrojen time të vjetër.?
?Çfarë po ndodh këtu, me cilin po bisedon??, e pyeti ushtarin përgjegjësi i rojeve që u afrua atje. Ushtari e sqaroi shefin e tij dhe Fania e gjeti instinktivisht veten në pozicion gatitu. ?Do t? u them t? u dërgojnë nja dy arka me birra ?Korça, shef, thuaju ushtarëve se i keni nga një shok i vjetër gardist.? Tha Fania dhe iku, por dëgjoi pas shpine zërin e përgjegjësit që i thoshte rojes:
?Ti je i ri këtu prandaj ki kujdes se këtu vinë lloj-lloj të ftuarish e ka edhe shumë pederastë që kanë qejf të kruhen me ushtarët në shërbim.?
Që nga ajo kohë ka rrjedhur shumë birrë ?Korça?, por jo në gurmazin e këtyre gardistëve. Në bashkinë e Tiranës Luken e zëvendësoi Ronia dhe me këtë rast Fania i dha munxët Lukes, e munxosi siç thonë në fshatin e Fanes, në Potom të Skraparit. ?Munxos?: fjalë e vjetër turke që tregon dëbimin e dikujt me dy duart e shtrira para me pëllëmbët e hapura, duke e mallkuar atë. Miku i Fanes, Luan Bregasi mori përsipër misionin në dukje të pamundur që ta bënte Fanen mik me Edi Ramën. Si fillim Luani i mundësoi Fanes një bisedë telefonike me Kryeministrin.
?Jam këtu me një njeri që thotë sado të më shajë, unë i heq kapelën dhe e kam mbi krye.? i tha Luani Kryeministrit.
Fania në fakt nuk ka mbajtur kurrë kapelë që nga koha që dorëzoi kapelën ushtarake të gardistit.
?Si e ke Luken??- E pyeti Rama Fanen.
?Luke e kishte emrin qeni që kishim në shtëpi, në fshat dhe që ngordhi nga malli kur ika unë ushtar, i tha Fania Ramës, prandaj unë për kujtim të tij e quaja Lulin Luke.?
Kështu Fania ia fitoi zemrën Kryeministrit dhe ai i bëri një publicitet të padëgjuar Birrës ?Korça? të Fanes, duke bërë organizim të përbashkët të Qeverisë dhe Birrës ?Korça? të asaj që mund ta quajmë kinema-tavernë në qiell të hapur në sheshin në anë të Kryeministrisë, me rastin e ndeshjeve të përfaqësueses shqiptare.
Sekreti i suksesit të Fanes qëndron në aftësitë komike të tij. Kryeministri Rama kërkon të dëgjojë histori nga marrëdhëniet e Fanes me Luken dhe Fania i tregon bukur ato.
?Ëndrra ime, i thotë Fania Ramës, ka qenë që kur isha ushtar në Gardë të hyja në grupin e shoqërimit të shokut Enver. Iu luta atëherë shokut Sulo Gradeci, që si skraparlinj që jemi të më ndihmonte, dhe ai fillimisht ma dha fjalën. Unë i shkruajta letër edhe dashnores që kisha lënë në fshat, Rones, se së shpejti mund të më shikonte në televizor në vatrën e kulturës të fshatit, pranë shokut Enver.?
?Si e kishte emrin dashnorja në fshat??, e pyeti Rama.
?Rukije?, tha Fania i cili e kuptoi gabimin që kishte bërë.
?Hajde, hajde hapja zemrën partisë, të dëgjova se the një emër tjetër.?
?Rukije e kishte emrin për Baba Tomorr, tha Fania, por unë i kisha thënë që letrat të m? i shkruante me emrin Rone, dhe të shënonte një adresë në qytetin e Beratit, që shokët e repartit të mendonin se kisha një dashnore në Berat.?
?Domethënë Lulin e quaje me emrin e qenit që le në fshat, ndërsa Erionin e quan me emrin e dashnores që le në fshat. Luli të nxjerr mallin e qenit të parë dhe Erioni mallin e dashnores së parë.?
?Aman shef se mos e marrë vesh Ronia, domethënë Erioni.?
?Për këtë rri i qetë Fane, i tha Rama, por vazhdo më trego atë historinë e grupit të shoqërimit të Enverit.?
?Nuk hyra dot atje, tha Fania,- bëhemi shumë skraparlinj më tha shoku Sulo, ishte edhe Behari. Por të ta them me dorë në zemër o shoku Edi, nëse më lejon të të quaj kështu??
?Patjetër Fane, i tha Rama, në partinë që drejtoj unë sot, ti ke qenë shok para meje.?
Dhe Fania nisi të rrëfehet: Kur shkoja me Luken, jo me qenin por me këtë Luken e bashkisë atje të rruga e shtëpisë së Enverit, për të pirë kafe te lokali i Luan Bregasit, domethënë te shtëpia e Enverit, e shikoja Luken në fytyrë e më dukej vetja sikur isha kryetar i grupit të shoqërimit të Enverit e po e shoqëroja në shtëpi. Aq shumë më ngjante si Enveri. E nisja të përlotesha. ?Mbaje veten?, më pëshpëriste Luan Bregasi, i zoti i lokalit. ?Aman, ti si arrin e mban veten i thosha, ky është sikur të kesh klonuar Komandantin në Kongresin I të partisë.? E niste përlotej edhe Luani. ?Çfarë ke kështu Fane? më pyeste Lukja?
?Lere mos më pyet Luke, i thosha, sapo mora lajmin me sms, që më ka vdekur një shok i vjetër në fshat, që të kishte perëndi ty. Kur do ta rregullosh të pimë një kafe me Lulzim Bashën se kam dëgjuar që e ke mik më thoshte gjithmonë kur flisnim në telefon.?
?Kështu ka ndodhur vërtet shef, i thoshte Luani Edi Ramës, asgjë nuk shton Fania.?
?Lukja më pyeste: Përse ti Fane më quan komandant kur kalojmë këtu te rruga e ish-Bllokut??, vazhdonte tregimin e tij Fania.
?Për ideal të partisë, në sy tim e ka pyetur.? Thoshte Luani.
?Fane, pak nga pak po bëhesh yni?, i tha Rama.
?Unë kam qenë gardist shef, i tha Fania, gardist i Enverit, jo i Saliut. Ne gardistët e Enverit kishim një fjalë që na e kishte thënë Komandanti: Kush është më besnik se qeni i Gardës, gardisti vetë! E që sot Komandanti im je ti.

rama6?Je surrealist ti Fane, tha Edi Rama, ke një mënyrë fshatareske por të saktë për të të nxitur të meditosh mbi atë se deri ku ka arritur pushteti im. Dje e quaje kryetarin e opozitës qenin tënd, sot thua se je qeni im besnik. Kështu ju të shtyni në rrugën e të bërit diktator.?
?Nuk ka parë ndonjë të keqe ky vend nga diktatorët me kulturë, tha Fania, e keqja na ka ardhur nga diktatorët injorantë, Zogu, Saliu. Më mirë të rrish ti 16 vjet në pushtet si kryeministër, se të rrini tetë vjet ti e tetë vjet Lukja, i cili nuk ka mend as sa Lukja im në fshat, qeni. Por meqënëse më the se tani jemi tanët shef, a të të kërkoj një nder??

?Fol Fane, por vetëm me bankat mos më ngatërro.?
?Jo Komandant, desha të të kërkoj një nder tjetër. Unë, siç e di ti kam marrë atë resortin e arabit në Golem??
?Ore unë që jam kryeministër do ta marr vesh i fundit çfarë bëhet në këtë vend? Si e more ti atë pronën e Al Kharafit të Kuwajtit, me qindra hektarë tokë e me ato ndërtesa luksoze, që bën dhjetëra milionë euro??
?Arabi e kishte braktisur pronën se deti kishte përparuar në tokë dhe kishte përmbytur edhe pishinat, tha Fania. Kështu që unë mora përsipër detyrimet e tij financiare dhe u bëra pronar tha Fania.?
?Sa detyrime ke paguar deri tani?? pyeti Rama.
?Si të nis të paguaj detyrimet, kur gjysma e pronës është nën ujë?? tha Fania.
?Ke të drejtë vëlla, tha Rama, se mos je duke paguar detyrimet për pronat që ke mbi ujë ti, që të paguash për ato nën ujë.?

?Dua të ndërtoj një platformë betoni që të shërbejë edhe si një lloj dige dhe të shërbejë si biçim prite për ujin e detit. Ta ndërtoj një herë pastaj kartat i bëjmë më vonë?, tha Fania.
?Ore ti kërkon të ndërtosh një digë në bregdet e mua më thua platformë, apo biçim prite, tha Kryeministri, por do të zerë kokën me duar Tan Lamja i Aluiznit, kur t? i kërkojmë të legalizojë një digë në bregdet. Do të më thotë që këtë nuk e ka bërë as Shaban Memia. Fane, kam ardhur në pushtet për të bërë shtet unë.?
?E di Komandant, vetëm ti mund të bësh shtet në këtë vend. Ashtu siç the ti Komandant, edhe digë mund të quhet ajo, kam parë në Holandë?, tha Fania.
?I ke parë ti Fane në Holandë, por i ke parë me syrin e fshatarit që bën mullarë., i tha Rama, nuk e di ti se digat në bregdet bëhen me studime të zonës, ndryshe uji që ndalon ti përmbyt të tjera toka përreth.?
?E kam parë edhe me syrin e specialistit shef, se kam punuar ca kohë në ndërmarrjen e bonifikimit pas ushtrisë, kur prisja të më miratohej kërkesa për t? u bërë kapter.?
?Epo mirë Fane, meqënëse qenke specialist i kësaj fushe, bëje digën, por nëse na duhet të bonifikojmë Golemin pastaj, shko mbytu vetë atje, pa ardhur unë të të hedh në lagunën që do të na krijosh?, tha Rama.

?Ka dhe një hall tjetër Fania, shef, tha Luani, por nuk guxon të ta thotë sot se bëhen dy.?, tha Luani.
?Hajde Fane, zbraze, tha Rama, çfarë halli tjetër ke??
?Është ai problemi i semaforit Komandant?, tha Irfani.

Këtu, i dashur lexues, më duhet t? u kujtoj një nga bëmat e Fanes me Luken. Duhet ta mbani mend para irfani bashapak më tepër se një viti përplasjen mes Bashkisë së drejtuar në atë kohë nga Lukja dhe Policisë së Shtetit, për semaforin që Bashkia ndërtoi në pikën ku rruga ?Panorama?, e emërtuar kështu në nder të gazetës pronë e Fanes, del në unazë, në të majtë të bulevardit qendror të Tiranës, pranë Burgut 313, ku Irfani ka ndërtuar një pallat dhe një hotel.

Meqënëse kur dilej në unazë që nga shtegu ku gjendet pallati i Irfanit, duhet të ecësh dhe rreth njëqind metra djathtas, për të arritur te semafori ku mund të merret kthesa majtas, nga ku shkohet te Bulevardi ?Zogu I?, pra hyhet në boshtin qendror të Tiranës, Irfani i kërkoi Lukes që të ndërtonte një semafor atje posaçërisht për të. Lukja nuk ia prishi Fanes dhe urdhëroi drejtorin e Menaxhimit të Shërbimeve për Infrastrukturën në Bashkinë e Tiranës, z. Rigels Balla, që kishte konciduar të ishte dhëndrri i Irfanit, që të merrej me këtë punë. Pasi Rigelsi bëri një studim profesional arriti në përfundimin semafori të vendoset saktësisht atje ku donte Irfani. Vënia e semaforit u justifikua me atë se aty pranë gjendej shkolla ?Harry Fultz?. Në të vërtetë semafori po vendosej disa dhjetëra metra larg hyrjes së shkollës, dhe semafori ekzistues i shërbente shumë mirë shkollës. Prandaj me të drejtë Policia e Shtetit në atë kohë ndërhyri dhe e ndaloi vendosjen e semaforit.

?Fane, të thashë që kam ardhur në pushtet për të bërë shtet. Çfarë do të mendojnë njerëzit kur të shohin semaforin e ndërtuar pasi e prishëm një herë. Nejse, po ta jap edhe semaforin Fane, vetëm për atë historinë e qenit Luke.? i tha Rama.

Dhe kështu semafori u ndërtua vërtet. Disa dhjetëra metra larg rrugës së Fanes, përgjatë unazës, është rruga ku shkohet te Gjykata e Tiranës, seksioni penal, Gjykata e Krimeve të Rënda, Shërbimi i Provës. Atje nuk ka semafor. Fania ka semafor privat. Nejse. Semafori dhe diga e Fanes e simbolizojnë më së miri se çfarë shteti po bën Edi Rama, i cili thotë lart e poshtë: Do të bëj shtet!
Kështu, me këtë takim të parë, Fania konkuroi me sukses për një vend në skuadrën e gaztorëve të Kryeministrit, bashkë me Mero Bazen, Filip Çakulin, Blend Trafikantin, Maks Velon etj.
?Tani mora zemër të të bëj edhe një kërkesë tjetër, Komandant?, tha Fania.
Luani i shkeli këmbën poshtë tryezës.
?Ta dëgjojmë sot, pa për përgjigjen ka kohë më vonë.? I tha Rama.
?Unë dua Komandant që sa të jem gjallë, Kryeministër në këtë vend të jesh ti. Dhe unë nuk kam ndërmend të vdes shpejt, 56 vjeç jam, me shëndet jam shumë mirë.? I tha Fania.
?Unë jam 51 vjeç dhe nuk kam ndërmend të vdes shpejt, tha Rama, sikur vete pak si shumë gjatë në këtë post. Fane. A mërzitesh ti që për një periudhë të jem President i Republikës.?
?Po të jesh mirë ti, unë mirë jam?, tha Fania.

?Po Ilir Meta ç? mendim ka sipas teje për këto që thua ti për mua?? E pyeti Edi Rama.
?Të ta thotë një fjalë Fania ty Komandant, ne skraparlinjtë jemi të mirë për roje dhe për biznesmenë, jo për burra shteti. Enver Hoxha e kuptoi këtë dhe ngriti në përgjegjësi shokun Sulo dhe shokun Behar në postet që meritonin si skraparlinj. Të mos i vijë keq Luanit, që është skraparli si unë, që e kam mik e që i ka hyrë politikës, por Enver Hoxha na njihte mirë ne. Biznes privat nuk kishte atëherë kështu që nuk mund të më jepte mua vendin që meritoja. Ilir Meta u bë aksidentalisht burrë shteti, e kështu do të ikë. Ai është një gjemb në këmbën tënde, por ti do ta heqësh shpejt, sa t? i kesh duart e lira, e di unë.?
?Grindet me skraparlinjtë se u flet kështu për Metën, shef.? tha Luani

Rama nuk foli. Kur u ndanë, Fanes i kishte mbetur mendja te fjala ?surrealist?, me të cilën e përcaktoi Rama, por që në kujtesën e Fanes u shtrembërua në ?sorealist?.
-Çfarë domethënë ?sorealist?, e pyeti Fania Luanin, të cilin e mban për këshilltar intelektual, meqënëse ka qenë anëtar i Komitetit Qendror të Rinisë, në kohën e regjimit komunist.
-Nuk e di, tha Luani, por fjalë e mirë duhet të jetë, se ti e pe vetë se sa miqësor ishte ai me ty.
-Ore këta të mëdhenjtë, të marrin me të mirë port a ngulin thumbin atje ku nuk e kupton,- tha Fania, nuk më mban vendi po nuk e mora vesh ç? kuptim ka kjo fjalë. Do të pyes vajzën një herë.
Vajza e Fanes ka studiuar në Londër e thotë se ka një diplomë nga London School of Economics and Political Science.

?Dëgjo ti filozofe e babait, i tha Fania vajzës në telefon, më thuaj çfarë domethënë fjala ?sorealist??
?E kam dëgjuar nga profesorët e mi në Londër, babi, tha vajza e Fanes, kështu quhen ata socialistët modernë, që janë realistë dhe e kuptojnë se socializmi i vjetër ka marrë fund, e tani duhet një socializëm i ri, sociokapitalizëm, si të thuash. Si të të them, unë siç është Edi Rama sot.?
?Hallall paratë që ka paguar babai për shkollën tënde, tha Fania, qenka fjalë shumë e mirë.?
?Ku e dëgjove babi??, pyeti vajza e Fanes.
?Eh moj bijë ta dish ti ku e dëgjova, vetë Edi Rama ma tha sot këtë fjalë. Ti Fane je sorealist më tha. Më duket se u bëra mik për kokë me të.?
?Pyeta djalin, dhe ai më thotë se nuk ekziston në fjalor kjo fjalë, ?sorealist?, tha Luani.
?Djali yt ka fjalor të vjetër, i tha Fania, kanë ecur përpara shkencat politike që nga koha që ka blerë fjalorin djali yt. Thuaji të konsultohet me vajzën time e të blerë fjalorët që ka ajo.?
?Nuk di ç? të them, tha Luani, djali më thotë se e kërkoi edhe në kompjuter fjalën dhe i doli si fjala më e përafërt ajo surrealist, që ka kuptimin e artistëve që e shikonin realitetin jo ashtu siç ishte por sipas imagjinatës së tyre, ndryshe nga ç? ishte në të vërtetë.?
?Ehu, shko vizito veshët te doktori, se unë e dëgjova Ramën që tha sorealist dhe jo surrealist. Ty të vjen inat se ai më tha mua sorealist dhe jo ty. Po mos u mërzit se herën tjetër do t? i them që sorealizmin e kam mësuar nga ty. Kështu ta shpërblej nderin që më bëre mik me Ramën. Ti e di që unë nuk e kam zakon t? i le borxhet pa paguar.?, tha Fania.





Lajmet e fundit nga