Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Andi Bushati
?Drejt kryengritjes? me këtë titull sa absurd aq dhe qesharak e hapte faqen e saj të parë këtë të mërkurë organi zyrtar PD-së, ?Rilindja demokratike?. Në fakt gazeta kishte shpënë në skaj një paralajmërim të Lulzim Bashës i cili tha një ditë më parë se vendi gjendet në prag të mosbindjes civile. Le të jemi të qartë që në fillim. As Basha dhe askush tjetër me mend në kokë, nuk e merr seriozisht titullin kërcënues të ?RD?-së. Ai është treguesi i një gare të shfrenuar rivaliteti në selinë blu, se kush është më tepër ekstremist kundër qeverisë. Asgjë më shumë. Nëse Berisha del dhe bën thirrje për rrëzimin e kleptokratëve, nëse Jozefina i kërkon njerzve të ngrihen në këmbë e të shporin për zhelesh qelbësirat edhe Basha nuk mund të mbetet pas. Shpesh në vështirësi, fjalimet e tij për[ojnë këtë frymë që e bëjnë edhe me groteske titujt e RD-së.
Por e gjithë kjo butafori ka një problem të madh. Ajo po e shndëron opozitën një një entitet që dialogon me vetveten. Ajo po nxjer në sy të publikut, se lidrët e PD-së, më shumë po e shfrytëzojnë tribunën e partisë për të mposhtur njëri -tjetrin sesa për të komunikuar realisht dhe urtësisht me njerzit.
Një situatë e ngjashme para revolucionare ndodhi edhe pak muaj më parë në prag të zgjedhjeve lokale. I nxitur nga trysnia e brendëshme, Lulzim Basha bëri fushatë duke i kërkuar shqiptarëve një referendum plebishitar kundër dyshes Rama- Meta. Ai nuk la qytet dhe provincë të vendit pa përmendur se qershori i shkuar do të qe dita e dënimit të madh politik për këtë shumicë. Dhe kur kjo nuk ndodhi, vetë Basha doli për të thënë se i kish fituar zgjedhjet dhe se PD-ja kish bërë një hap të madh përpara. E njëjta situatë groteske rrezikon të përsëritet edhe disa muaj më pas kur me të drejtë gjithkush mund të pyesë: ?Hë ku e keni kryengritjen??
Ky denatyrim i opozitës është krejtësisht i pafalshëm dhe i pa tolerueshëm. Më shumë sesa të mposhtë kundërshtarët brenda llojit dhe të motivojë militantët, ai riskon ta bëjë qesharake PD-në.
Sfida reale e kësaj opozite nuk është ti vërë në provë njerzit për revolucion, sfida e reale e saj është ti bindë ata se në rastin më të keq, është pak më e pastër dhe e ndershme se rivalët. Dhe për këtë ka ende shumë punë për të bërë.
Kur kryediplomati amerikan në Shqipëri thotë se për dekriminalizimin të dyja palët duhet të shikojnë nga vetja, njerzit e dëgjojnë. Kur plas skandali i vjedhjes së CEZ, ata e shikojnë se të dyja palët janë të implikuara deri në grykë. Kur herë pas here rihapet tema e shkatërrimit dhe betonizimit të Tiranës, ata e dinë se të gjithë janë njësoj pis . Prandaj këto dhe dhjetra histori të ngjashme i neutralizojnë ?turmat të marrin armët? për të përmbysur njërën palë në favor të tjetrës.
Pikërisht për këto arsye njerzit nuk u ngritën në kryengritje as kur u pa se tragjedia e Gërdecit qe një krim i pastër shtetëror. Ata nuk e bënë këtë as kur pushteti vrau katër të pafajshëm ditën për diell (po të marrim të mirqenë faktin se 21 janari, ashtu sikurse unë mendoj, nuk qe një kryengritje, por një protesë e sponsorizuar partiake).
Pra, pas lëvizjeve të viteve ?90 dhe ?97 shqipëtarët e kanë kuptuar se diferenca mes të keqes dhe të mirës nuk është kurrë aq e madhe sa ata të investohen idealisht për të përmbysur njërën dhe për të sjellë tjetrën. E këtu mbyllet edhe historia e përrallave me kryengritje nga e cila opozita duhet të heqë dorë .
Sepse pavarësisht nga kjo, opozita ka shumë për të bërë. Me këtë qeverisje së cilës i plasin skandalet përditë, më këtë pushtet që po degradon me shpejtësi, me këtë katastrofë ekonomike, papunësi, kriminalitet, mungesë investimesh, shprese dhe besimi, misioni i saj është tepër i kollajshëm. Mjafton tu flasë njerzve realisht dhe të presë reflektimin e tyre. Sepse po të ëndërrojë revolucionin, vetëm sa do ti zgjasë vetes kohën e qëndrimit në pakicë. Pasi ai vërtet mund të mbërijë një ditë, por kur kjo të ndodhë, rrezik se nuk do të jetë në favor të PD-së. Nëse vjen ai do ti marrë të gjithë me vete. (lapsi.al)
Sot në mjediset e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Inf...
Zbulohet foto e dëshmimtarit kyç në aferën e CEZ për mbledhj...
Kryetarja socialiste e rrethit Korcë, Ana Verushi është zgje...
Kuvendi ka miratuar ditën e sotme projektligjin për procedur...
Policia ka arrestuar shtetasin Sokol Maliqaj,46 vjeç banues ...
Respublica ka publikuar sot rezultatet e një sondazhi të kry...
Kryeministri, Edi Rama ka shprehur mesazhin e tij ngushëllue...
Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pesë vite burg për ish-kry...
Dy banda janë përplasur mes tyre në qytetin e Mamurrasit di...
Ish-kryeministri, Berisha ka folur në lidhje me marrëveshjen...
Sot ka dëshmuar në gjyqin e pilotit të avionit me drogë që r...
Deputeti i PD-së, Arben Ristani ka akuzuar KM e vendit për a...
Deputet i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se proc...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjar...
Kryeministri, Edi Rama është larguar nga seanca plenare pas ...
Deputeti i PD-së dhe ish-ministri i Financave, Ridvan Bode n...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është përfshirë në një t...
Pas largimit nga Top Channel, gazetarja rudina Xhunga ka bot...
Kryeministri, Edi Rama në foltoren e Kuvendit ka folur gjatë...
Fejesa me Skënder Shehun ka zgjatur vetëm pak javë, ka dëshm...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...