Rreth 4 orë pas aksidentit në Tiranë/ Betonieria ende në vendgjarje
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Partia Demokratike ka vazhduar akuzat e rradhës për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Kryeministrin, Edi Rama për lidhjet e tyre me krimin.
Në një konferencë për shtyp, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka shprehet se targa AA003GB është bërë simbol i qeverisë.
Sipas tij, Tahiri i ka dalë në mbrojtje bandës së habilajve sepsa ka lidhje me drogën e tyre.
Deputeti i PD-së shprehet se ministri i krimit është krenaria e Ramës.
Deklarata e plotë.
?AA003GB ështe bërë simboli i qeverisë.
Ministri i brendshëm jo thjesht u ka dhënë makinën dhe imunitetin njerëzve të tij, bandës së habilajve, por ka dashur tu thotë policëve, hetuesve, dhe agjensive të zbatimit të ligjit se këtu jam unë, kjo është linja ime e drogës, qëndroni larg.
Ja ku e keni dhe një herë sistemin tims, që tregon se habilajt kanë bërë disa rrugë me makinën e ministrit. Dhe më saktë, tahiri i ramës ka bërë disa rrugë, disa ngarkesa përmes habilajve.
Kur më në fund, Saimiri e pranoi se nuk kishte nga t?ia mbante, shqiptarët e panë vetë provën e gjallë, ai pranoi edhe një krim tjetër. Që ka shkelur ligjin, duke mos e deklaruar shitjen e makinës. Krim për të cilin qindra e mijëra tregtarë të vegjël që ushqejnë familjen me biznesin modest, po marrin gjoba, po mbyllin dyqanet, po provojnë kërbaçin e qeverisë, dhe po shkojnë dhe në burg.
Po Saimirit të ramës i lejohet. Ai ska pse deklaron. Ai punon në të zezë. Po derisa i lejohet të bëjë trafik droge me makinën e tij, pse mos ti lejohet të fshehë pasurinë. Ky është pohimi i ministrit, krimi i tij i vogël në perpjekje për të fshehur krimin e madh. Në fakt, tahiri bën dhe një krim tjetër, sepse mashtron, jep deklarim të rremë. Makina ështe e tija, ai është pronari i linjës AA003GB.
Njeriu i ngarkuar me ligj, ai që paguhet për të zbatuar ligjin, për të siguruar rendin, për të luftuar trafiqet, ky njeri shkel ligjin, bën deklarim të rremë, kryen trafik droge me makinën e tij.
Ky akt i fundosjes së plotë të shtetit dhe çdo norme në vend ka mbjellë një revoltë të pamatë tek qytetarët. Çdokush po sheh e po përjeton çdo ditë paligjshmërinë e qeverisë, arrogancën e saj, por ministri i Ramës ka prekur pikën e vlimit.
Shqiptarët që po dhunohen për një kupon, shohin se kanë në krye një ministër që noton në krim.
Mbarë opinioni, mbarë qytetarët nga veriu në jug, nga lindja në perendim, janë të neveritur, janë të fyer, të shkelur me këmbë, kanë ngritur kokën dhe smund të lejojnë të kenë një ministër të brendshëm të zhytur në krime mbi krime.
Por dikush, një njeri i vetëm është krenar për këto bëma të tahirit. Ky është kryeministri Edi Rama.
Edhe këtë radhe ai nuk ka zgjedhur qytetarët, nuk ka zgjedhur ligjin, nuk ka zgjedhur luftën ndaj të keqes. Por ka zgjedhur krimin, antiligjin, ka zgjedhur të dale kundër qytetarëve e të mbrojë sërish ministrin simbol të drogës, fshehjes së pasurisë, deklarimit të rremë. Qytetarët janë të thirrur tashmë të bëjnë zgjedhjen e tyre. Do ta lejojnë krimin që bën krenar Ramën të sundojë, apo do të vendosin drejtësinë, ligjshmërinë, rendin, në këtë vend. Zgjedhja nuk ka qënë asnjëherë më e lehtë?, përfundon Paloka.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka promovuar festën e Shëngjergj...
Departamenti i Administratës Publike ka zbardhur 190 vendet ...
Qeveria shqiptare ka nisur përgatitjet për pritjen e refugja...
Policia e Korçës ka sekuestruar 120 doza kokainë me peshë 1...
Dy shqiptarë janë plagosur nga një shkëmbim me armë zjarri n...
Operacionet e përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe OSHEE-...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në “Fa...
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia një shtetas të dën...
Policia e Sarandës ka sekuestruar 12 kg kanabis sativa duke ...
Efektivët e Policisë së Lezhës kanë arrestuar paraditën e so...
Për herë të parë që prej shpërthimit të krizës në Greqi duke...
Ministria e Jashtme iu ka dërguar letër ministrive të tjera ...
Departamenti i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në PD, ka reagu...
Kur ROberta refuzon dhe këmbëngul që të martohen, Klajdi bën...
Papa Françesku ka mbërritur në kryeqytetin kuban, Havana, në...
Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në PD, Aveni...
Një fëmijë duke u zvarritur para policisë turke pasi refugja...
Kriza më e madhe e refugjave në Evropë për 70 vitet e fundit...
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka kërkuar, gjatë një taki...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...