web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Orban: Liderët europian nuk janë në gjendje të kontrollojnë situatën në lidhje me emigrantët

3 Shtator 2015, 10:51, Kosova & Bota CNA

 

Kryeministri  hungarez, Viktor Orban ka deklaruar se liderët europian nuk janë në gjendje të kontrollojnë situatën e krijuar nga vala e emigrantëve.

Ai ndodhet në Bruksel për bisedime mbi këtë çështje.

Tema kryesore e disktumeve ishte kontrolli i kufijve, por e theksoi edhe njëhere së asnjë nga emigrantët nuk do të largohet nga vendi që drejton pa u regjistruar më parë.

?Hungarezët janë të trembur. Njerëzit në mbarë Europën janë të trembur sepse e shohin se liderët europianë, mes tyre kryeministrat, nuk janë në gjendje të kontrollojnë situatën?, tha Orban.

Në një konferencë të tensionuar shtypi me presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, shefi i qeverisë hungareze tha gjithashtu se, ?kriza e emigrantëve është një problem gjerman?.

?Askush nga ata nuk dëshiron të qëndrojë në Hungari. Detyra jonë është vetëm t?i regjistrojmë ata?, theksoi Orban.





Lajmet e fundit nga