web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

OBSH raporton për raste me poliomielit në Ukrainë

2 Shtator 2015, 14:55, Kosova & Bota CNA

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se dy raste me poliomielit janë raportuar në Ukrainë, të parat që nga shpërthimi i sëmundjes në Evropë prej vitit 2010.

Përmes një komunikate më 2 shtator, OBSH tha se dy fëmijë në jugperëndim të Ukrainës janë paralizuar nga kjo sëmundje.

OBSH tha se shpërthimi ndodhi për shkak se vetëm gjysma e fëmijëve në Ukrainë janë të imunizuar kundër kësaj sëmundjeje.

OBSH paralajmëroi se rreziku për shpërndarjen e poliomielitit në vend është shumë i lartë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rreziku për vendet fqinje të Ukrainës — Rumania, Polonia, Hungaria dhe Sllovakia — është i ulët.

 





Lajmet e fundit nga