BE-ja zgjat sanksionet kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është pajtuar të zgjasë sanksionet kundër ...
Gjykata e Shkupit ka hedhur poshtë të gjitha materialet e paraqitura nga opozita në procesin gjyqësor kundër zyrtarëve të lartë shtetëror, përfshirë kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, lidhur me atë që njihet si aferë e përgjimeve.
Në një njoftim të gjykatës thuhet se dëshmitë e prezantuara nga opozita janë siguruar në mënyrë të paligjshme, andaj edhe nuk mund të jenë objekt i procedurës gjyqësore.
Bëhet fjalë për bisedat e përgjuara telefonike, të cilat opozita i ka prezantuar për disa muaj me radhë, e të cilat sipas saj, ?dëshmojnë punën kriminale të qeverisë, ndërhyrjen në pushtetin gjyqësor, falsifikimin e zgjedhjeve, presionet ndaj mediave, kurdisjen e tenderëve, përfime të shumta materiale si dhe presione deri në likuidime të kundërshtarëve politikë?.
Bisedat mes zyrtarëve lidhur me këto akuza nuk janë pranuar nga gjykata si dëshmi në procesin gjyqësor që opozita kishte ngritur ndaj përfaqësuesve të Qeverisë së Maqedonisë.
Lidhja Social Demokrate në opozitë, vendimin e gjykatës e ka quajtur ?skandaloz?.
Ajo beson se pas kësaj qëndrojnë tendenca të pushtetit për të minimizuar, apo edhe anuluar nevojën e zgjedhjes së prokurorit special, puna e të cilit ka të bëjë pikërisht me hetimin e aferës së përgjimeve.
Të martën kreu i opozitës, Zoran Zaev tha se çdo përpjekje për të zvarritur zgjedhjen e prokurorit deri më 15 shtator, do të nënkuptonte edhe fundin e marrëveshjes politike.
Njohësit e çështjeve juridike thonë se vendimi i gjykatës së Shkupit nuk mund të pengojë prokurorin special që ai të nisë hetime që për bazë do të kishin bisedat e përgjuara telefonike.
?Këto biseda veçmë janë në leter, në to ka përmbajtje serioze dhe indikacione për vepra kriminale dhe çdo prokuror që respekton ligjin do të kishte një bazë të mirë se prej nga duhet të filloj hetimin e aferës?, thotë Aleksandar Tortevski, ekspert për çështje juridike dhe avokat në shumë procese të rendëishme gjyqësore.
I të njejtit mendim është edhe ish prokurori publik republikan, Jovan Tërpenovski.
?Nuk ka asnjë pengesë juridike apo procedurale që prokurori special të veprojë në bazë të padive që ishin dorëzuar pranë prokurorit publik aktual ndërsa mund të paraqiten edhe padi të tjera të veçanta. E them këtë pasi sjellja e vendimit pa një hetim të thellë nuk do të thotë se është zgjidhur problemi në bazë të procedurave ligjore. Prokurori special mund të veproj edhe pa veprime plotësuese procedurale?, thotë Tërpenovski.
Vendimi i gjykatës nuk është komentuar nga partitë pushtet, por VMRO-DPMNE-ja dhe vetë kreu i saj, Nikolla Gruevski, disa herë qartë kanë bërë me dije se ?afera e përgjimeve është e montuar nga opozita me ndihmën e shërbimeve sekrete nga jashtë, me qëllimin e vetëm, destabilizimin e Maqedonisë?.
Por, pavarësisht këtyre vlerësimeve, kryeministri Gruevski para presioneve të bashkësisë ndërkombëtare u detyrua të ulet në bisedime dhe të pranojë zgjedhje të prakohshme parlamentare, të dorëhiqet deri në fund të vitit si dhe pranojë hetimin e aferës së përgjimeve nga një prokuror speciale që duhet të zgjidhet deri më 15 shtator.
Bashkimi Evropian është pajtuar të zgjasë sanksionet kundër ...
Kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev tha se secili vendim p...
Një veturë me bombë shpërtheu në një shesh në qytetin port L...
Qeveria e Kosovës do të ballafaqohet në Gjykatën e Arbitrazh...
Këtë mëngjes nga platforma hekurudhore në kampin për emigra...
Një zjarr i rënë gjatë natës në një ndërtesë të shekullit t...
Një adoleshent ka ndërruar jetë pasi vrau veten aksidentali...
Është arrestuar aktivistja Teutë Rrusta dhe aktivisti Dren ...
CIA dhe forcat speciale kryejnë sulme të fshehta, duke përdo...
Në varrezat e qytetit të Prizrenit, në lagjen “Tusuz” janë g...
Mijëra burra, gra dhe fëmijë kanë fjetur në qiell të hapur, ...
Kancelarja merr pozicion të qartë në lidhje me krizën e refu...
“Më shumë se një e treta e të gjithë azilkërkuesve që arrijn...
Qendra kosovare për Studimet e Sigurisë ka mbajtur të martën...
Ndërkohë, po brenda të njëjtës makinë u gjet edhe një tjetër...
Data 1 shtator ka shënuar ditën e parë të punës për deputetë...
Qeveria ditë më parë ka shtuar rrethojat rreth ndërtesës së ...
Në Beslan të Rusisë kanë filluar tri ditë të zisë për shënim...
Sipas ministrit edhe në shkollat që sot nuk ka filluar mësim...
Një tjetër person i huaj është arrestuar në Bangkok lidhur m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...