web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari Koka, denoncon rrugën Aleko Prodani në Korçë/ Bashkia ndërtoi një bastun miliona euro, harroi aktorin

24 Gusht 2015, 08:43, Denoncim CNA

Gazetari Bedian Koka, nepermjet nje postimi ne rrjetet socale, ka denoncuar gjendjen e mjerueshme, te asaj qe ai e quan “rruge i thencin”, e cila mban emrin e aktorit te madh Aleko Prodani. Ai thekson se u harxhuan miliona euro per kullen si bastun ne qender te qytetit dhe askush nuk u kujtua per te rregulluar kete rrugice qe mban emrin e aktorit te madh te humorit.

Koka shkruan, “Aleko Prodani…, i ndrite shpirti!…Sot tek kaloja neper Korce shtanga perballe kesaj tabele!… Eshte rruga “rruge i thençin” Aleko Prodani diku ne periferi te qytetit. Po, po ai i madhi “Shoku Kopi”, ai emri i madh i skenes se teatrit dhe kinematografise shqiptare qe Zoti e mori prane vetes ketu do vite me pare, e me siguri i ka dhene nje skene nga ato te medhate ku ai te kete mundesi te jete ai qe eshte…, ne perjetesi. Po ata, korçaret e tij te bashkise se Korces, ata ç’fare nderimi i kane rezervuar?!…

Ja kete kalldrem, qorr mes nje avllie dhe nje ndertese anonime qe te çon pas 30 metrash ne nje trruall. Vetem kaq, vetem 30 metra rruge qorre i dhane korçaret e tij te Bashkise, Alekos. Ata, Filo-Peleshet qe harxhuan 2 barra miliona euro per te ndertuar nje bastun betoni mu ne mes te Korçës, nuk u kujtuan ti hidhnin dy karroca asfalt kesaj rruge qorre 30 metra qe mban emrin e Aleko Prodanit…, te pakten sa per te lare “çakullin me bitum”!…
p.s…Aleko te ndrite shpirti, duhet te kesh qene i djathe ti se s’ka mundesi…, (humor, une e di qe ti e kupton)”, perfundon Bledian Koka.





11:03 Denoncim

Kaos në QKR

QKR-ja është një tmerr në vete për të gjithë qytetarët të ci...

Lajmet e fundit nga