Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Maqedonia ka mbyllur kufirin me Greqinë me ndihmën e ushtrisë. Kjo nuk është zgjidhje, kritikon Zoran Jordanovski.
Pamjet e tmerrshme të gjendjes kaotike në Gjevgjeli po qarkullojnë nëpër botë. Qyteti me 10.000 banorë në jug të Maqedonisë gjendet në afërsi të kufirit me Greqinë. Njerëz të dëshpëruar përpiqen atje të hipin në trena të tejmbushur. Imazhe që të kujtojnë Saigonin në fund të Luftës së Vietnamit. Pamje që ndjellin kujtimet e vitit 1999 dhe eksodit të deri 300.000 vetëve nga Kosova. Si dhe atëherë Maqedonia ballafaqohet, pa pasur asnjë faj, me një problem të madh, i cili e mbingarkon tërësisht vendin e vogël.
Tani ka me të vërtetë shumë më pak njerëz se sa në vitin 1999 dhe pothuajse të gjithë duan vetëm të kalojnë tranzit. Por në atë kohë vendi u përpoq sa mundte për të ndihmuar refugjatët. Kurse sot nuk mund të shmanget përshtypja që qeveria e Maqedonisë ishte mjaft gjatë tërësisht indiferent ndaj refugjatëve. Rreth 30 vetë nga rajone të ndryshme të botës u shtypën nga trenat në hekurudhat e Maqedonisë, për shkak se ata kanë përdorur binarët si udhëzues në rrugën e tyre për në Serbi.
Asnjë ndihmë ndërkombëtare
Autoritetet maqedonase kanë mësuar me sa duket nga 1999-ta. Në atë kohë klithmat për ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar nuk u dëgjuan për një kohë të gjatë. E njëjta gjë edhe tani. Kjo është arsyeja pse qeveria ka ndërmarrë veprime emergjente: ajo ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin jugor dhe verior, në mënyrë që të mund të përdoret ushtria. Normalisht, për kontrollin e kufirit është përgjegjëse vetëm policia.
Numri i të ardhurve nga Siria, Iraku, Afganistani, Pakistani dhe vendet afrikane që kalojnë kufirin nga Greqia u rrit me shpejtësi – këtë javë në më shumë se 2.000 në ditë. Në vetëm dy muajt, kur autoritetet maqedonase u përpoqën që të regjistronin njerëzit që kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin dhe t’u lejonin atyre një qëndrim të ligjshëm triditore, janë regjistruar më shumë se 41.000 vetë. Edhe pse vetëm 47 prej tyre kanë aplikuar për azil në Maqedoni dhe masa tjetrit duhet të ketë arritur në BE, kjo situatë është një problem më shumë për Maqedoninë. Vendi i vogël me dy milionë banorë, është i rrënuar nga një krizë e rëndë politike e brendshme. Përveç kësaj, ajo është një nga vendet më të varfra në Evropë. Dhe me refugjatët, tani ajo po përballet në fakt me një problem të vetë BE-së: njerëzit vijnë nga një vend anëtar i BE-së dhe duan të vazhdojnë në vendet e tjera të BE-së.
Një zgjidhje që nuk zgjidh asgjë
Maqedonia po kritikon me zë të lartë se Greqia nuk përpiqet për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit në veri të saj. Madje ky vend i BE-së i transporton refugjatët nga ishujt e Egjeut deri në kufirin e Maqedonisë. Pra, një problem i BE-së i shtyhet fqinjit të dobët. Kjo është arsyeja pse vendimi i qeverisë maqedonase është i kuptueshëm.
Por mbyllja e kufirit, që sipas arsyetimit zyrtar, bëhet për të mbrojtur sigurinë e popullsisë dhe për të organizuar më mirë pranimin dhe transportin e refugjatëve, nuk e zgjidh problemin. Në brezin e gjelbër midis Maqedonisë dhe Greqisë ka tani mijëra vetë që kanë urgjentisht nevojë për ushqime dhe ndihmë mjekësore. Sa më shumë njerëz bëhen atje, aq më i madh bëhet presioni. Maqedonia shpreson se mund të bëjë presion mbi BE-në. Vetëm kështu mund të kuptohet vendimi për të mbyllur kufirin. Në BE ka para të mjaftueshme për të ndërtuar gardhe, por jo të mjaftueshme për të ndihmuar vendet që gjenden rastësisht në rrugët tranzit të refugjatëve dhe kanë nevojë për këtë ndihmë urgjente.
Çfarë do të ndodh më pas?
Ditët e ardhshme nuk do të ketë më pamje televizive spektakolare nga stacioni hekurudhor i Gjevgjelisë. Por askush nuk mund dhe nuk duhet të marrë frymë i lehtësuar. Problemi është aty, dhe nuk mund të zgjidhet duke e shtyrë nga njëra anë tek tjetra. Dhe nuk duhet harruar: bëhet fjalë për vuajtje njerëzish! Dhe meqë nuk ka shenja se BE-ja do të përgjigjet me shpejtësi, ne në perspektivë ka shumë gjasa që duhet të përgatitemi për pamje edhe më të tmerrshme skenash të dhunshme. Drama do të vazhdojë dhe mund të zgjerohet në tragjedi. Edhe pse ajo në fakt nga këndvështrimi human është e tillë prej kohësh.
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha, ka vazhduar aku...
Zgjedhjet presidenciale amerikane janë më shumë se një vit l...
Në qarqet politike të Tiranës u kthye sot sërish debati për ...
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami shpr...
Ish-kryeministri Berisha nëpërmjet rrjetit të tij social në ...
Thomas Schnoll, ambasador i Austrisë në Shqipëri, në një int...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ka konsideruar ...
Femrat në Arabinë Saudite për herë të parë do të marrin pjes...
Në qendër të këtij aksioni do të jenë bizneset e mëdha.Për t...
Efektivët e policisë së Kosovës kanë arrestuar K.Ashkali pas...
Autoritetet hungareze vazhdojnë ndërtimin e gardhit me tela ...
Deputetje e PD, Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me sit...
Qindra besimtarë marrin pjesë në ceremoninë e festës së Abaz...
Efektivët e policisë kanë arrestuar 18-vjeçaren me inicialet...
Efektivët e komisariatit të policisë së Vlorës kanë sekuestr...
Efektivët e policisë së Fierit kanë arrestuar 2 persona pasi...
Një tjetër rast i dhunës në familje është shënuar në Korcë, ...
Isa Bylykbashi është një nga pjesëtarët e familjes Muhamet M...
Nga Dosja politike tre liderëve të së majtësNga Luljeta Prog...
Nga Blendi SalajTe mrekullueshme keto studiot e pushimit ne ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...