web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Intervista/Kastriot Islami: Fundi i sektit Rama

22 Gusht 2015, 17:50, Aktualitet CNA

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami shprehet gjatë një interviste për Shqiptarja.com se reforma në drejtësi duhet të jetë produkt i konsensusit dy palësh. Një reformë e njëanshme, thotë ai, do të forconte regjimin oligarkik dhe kriminal, të cilën s?duhet ta lejojnë as ndërkombëtarët.

Sa i takon formulës së zgjedhjes së Presidentit, ish kryetari i Kuvendit thekson se ajo do të varet nga ?dashuri/urrejtja? mes Ramës dhe Metës, ndërsa opozita, sipas tij, duhet të jetë parimore në propozimet e saj. Nga ana tjetër, Islami përforcon qëndrimin e tij se koalicioni qeverisës PS-LSI po përjeton krizë dhe se Edi Rama dhe Ilir Meta po kalojnë momente tensioni.

Si do ta vlerësoni punën e qeverisë së majtë në këto 2 vite?
Rama u bë Kryeministër i mbështetur nga ?koalicioni i qelbësirave? dhe programin e tij e mbështeti mbi themelet e Mashtrimit të Madh që e pagëzoi me emërtimin Rilindja. Rilindja ishte një ?paketë mashtrimesh? që as mund të realizoheshin, as do të realizohen ndonjëherë dhe as vetë Rama s?besonte se do ti realizonte. Tri premtimet kryesore të fushatës, ishin 3 mashtrimet e mëdha që përfunduan në dështime. Mjekësia falas, mashtrimi më i madh që përfundoi në dështim total: shëndetësia ndodhet në ditët e saj më të vështira dhe shërbimet shëndetësore janë në nivelin më të ulët historik.

Punësimi, mashtrim me 300 mijë vende të reja pune rezultoi një dështim i plotë: treguesi më evident është emigrimi masiv i shqiptarëve të pashpresë për në Gjermani. Mashtrimi me Taksën progresive rezultoi dështim në çdo aspekt: kjo taksë pasuroi më shumë të pasurit e varfëroi më shumë të varfrit; dhe fundosi të ardhurat për shkak të evazionit drastik, rriti borxhin duke futur ekonominë në krizë e recesion.

Rendi është përkeqësuar; vrasjet, aksidentet, vjedhjet, trafiqet e lëndëve narkotike janë rritur, bandat e grupet kriminale kanë marrë peng administratën e kuvendin, pasiguria njerëzore dhe e bizneseve është rritur; të gjitha këto kanë çuar në cilësimin e ?rendit e sigurisë? si ?rend i bandave, krimit, tritolit?.

Policia është përdorur për të punësuar individët me rekorde kriminale dhe për ushtruar represion mbi qytetarët sepse reformat e kësaj qeverie janë represive. Legalizimet ?falas? u shndërruan në spektakle të ?cirkut me ariun Mira?. Administrata u shkatërrua dhe ?Rilindja? e saj solli mediokritet, paaftësi, klientelizëm, nepotizëm, korrupsion. Cilësia e zgjedhjeve 2015 ishte një hap prapa: blerje votash, kërcënim i kandidatëve, kandidim i personave me rekorde kriminale, përdorim masiv i parave të dyshimta e korruptive.

Politika e jashtme rezulton tërësisht e dështuar, nga deklarimet narciste për ?zero probleme me fqinjët?, Rama i)kërcënoi Maqedoninë për bllokim të anëtarësimit në NATO, ii)përkeqësoi marrëdhëniet me Greqinë, iii) menaxhoi në mënyrë hileqare e diletante marrëdhëniet ?strategjike? me Turqinë; iv) ?zhgënjeu? partnerin strategjik SHBA me çështjen e armëve kimike; v) prodhoi teatralitet, ?zhurmë, foto e batuta? e ?nacionalizëm aguridh? në marrëdhëniet me Serbinë.

Kurse në marrëdhëniet me Brukselin ka mbizotëruar diletantizmi duke hedhur tezën kërcënuese të marrëzisë së ?lodhjes nga durimi?. Vetëm në 3 komponentë kanë ?lulëzuar?: mashtrimi i qytetarëve, kërcënimi i opozitës e i kundërshtarëve dhe frikësimi i Europës e zhgënjimi i partnerëve strategjikë.

Përsa kohë thoni se qeveria ka dështuar, atëherë pse kjo mazhorancë fitoi në 21 qershor 75% të njësive bashkiake?
Problemet më të mëdha në zgjedhjet vendore të 2015 ishin tre: 1) ndarja territoriale oligarkike e ?salamandër? në favor të koalicionit qeverisës; 2) vazhdimi nga Rama i përfshirjes së kandidatëve me profile kriminale apo ?kukulla/sekserë? të klientelës; 3) përdorimi i parave të korrupsionit qeveritar, për blerjen e votave e kërcënimin e kundërshtarëve politikë. Shqipëria me këto zgjedhje tregoi se është në udhëkryq: ose të ecë në rrugën drejt një demokracie liberale perëndimore ose të shkasë në një diktature oligarkike e iliberale. Zgjedhje vendore të 2015 e ndriçuan këtë udhëkryq, prandaj ?fitorja? e koalicionit oligarkik dhe ?humbja? e opozitës, duhet të lexohen, analizohen apo shpjegohen në këtë kontekst.

Ç?mangësi shihni te opozita? Ç?mund të kishte bërë ndryshe?
Përballë një qeverisje oligarkike, autoritariste e antiligjore, arrogante e arbitrare, që i) blen votat e mandatet parlamentare; ii) kërcënon e rrudh opozitën e sulmon kundërshtarët, iv)vendos nën kontroll median, bizneset e shoqërinë civile; v) uzurpon institucionet kryesore e shantazhon Presidentin, Shërbimin inteligjent, Prokurorinë; vi)shkatërron administratën publike dhe e zëvendëson atë me klientelën e saj; dhe vii) përpiqet të vendosë nën kontroll të plotë drejtësinë, opozita është përpjekur të kryejë maksimalisht rolin e saj denoncues në kuvend, protestues së bashku me qytetarët, sensiblizuese në daljet mediatike e informuese në kontaktet me partnerët ndërkombëtarë. Suksesi më i madh i opozitës është arritja e marrëveshjes së 24 dhjetorit 2014 për Dekriminalizimin e Kuvendit e të Administratës Publike, një marrëveshje që erdhi pas një bojkoti 6-mujor e bashkëpunimi intensiv me partnerët strategjikë.

Si e gjykoni debatin në PD lidhur me humbjen e 21 qershorit?
Sfida më e madhe e PD dhe e opozitës është konceptimi e realizimi në bashkëpunim me partnerët strategjikë e një qasje që ?çrrënjos oligarkinë e krimin?; kjo do të përbënte të vetmen ?fitore? për shqiptarët sepse çdo ?fitore? tjetër duke mos dalë nga ?rrethimi oligarkik? do të ishte katastrofike për të ardhmen e vendit. Do të kishte tre qasje për të dalë nga ky ?rrethim?: 1) ?rruga e butë? e ?çrrënjosjes së oligarkisë? përmes ?bashkëveprimit? të deputetëve të pastër të maxhorancës me opozitën, me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare; 2) ?spastrim? i oligarkisë e krimit përmes protestave të fuqishme masive e të pandalshme; apo 3) kombinim i dy rrugëve.

E thënë e gjitha kjo, unë vërej se ekziston e gjithë hapësira për të analizuar situatën politike, zgjedhjet vendore e diskutuar me përgjegjësi për gjetjen nga opozita të qasjes për ?çrrënjosjen? dhe/ose ?spastrimin? e oligarkisë, banditizmit e krimit nga qeverisja e vendit.

Z.Basha ka paralajmëruar edhe protesta në vjeshtë. A shihet kjo lëvizje si pamundësi e opozitës për të ofruar diçka ndryshe?
Opozita ka aplikuar deri tani të gjithë mënyrat e qasjet opozitare, parlamentare e ekstraparlamentare, reaktive e alternative, debatuese të forta e propozuese racionale, në kuvend, në forumet partiake, në kontaktet me qytetarët, në media dhe në rrjetet sociale, duke ofruar madje bashkëpunim e deri gjithëpërfshirje për reformat integruese. Në fillim Basha u prononcua për ?opozitë konstruktive, por Rama lëshoi kërcënimin e paprecedentë se ?akoma s?keni parë asgjë?.

Opozita zhvilloi në kuvend betejën kundër ?trafikut të drogës me avion?. U angazhua fuqimisht në kuvend e media për ligjin e shërbimit civil, duke mbështetur edhe një grevë urie të punonjësve të larguar nga puna në dhunim të ligjit. U angazhua fuqimisht kundër terrorit që u krijua në publik nga vendosja e tritolit, vrasjet e paprecedenta, aksidentet, vjedhjet. Opozita u përjashtua nga vendimmarrjet e reformave integruese si dhe iu mohua e drejta kushtetuese për komisione hetimore.

U përjashtua nga reforma territoriale vetëm se kërkoi ?bashkëpunim substancial?. Me tej iu mohua e drejta e fjalës duke dhunuar fizikisht deputetët e saj. Opozitës gjatë këtyre dy vjetëve i është dashur të bëjë përpjekje e sakrifica të paimagjinueshme për të luajtur rolin e saj normal sepse maxhoranca ka synuar gjithë kohës ta kthente atë në fasadë ose ta rrudhte në kufijtë e mosveprimit. Opozita iu drejtua edhe qytetarëve, votuesve, militantëve për të protestuar për të gjithë ?hallet e shqetësimet? e tyre, të cilët iu përgjigjën asaj masivisht.

Opozita mbajti një kontakt intensiv me faktorin ndërkombëtar strategjik. Në shtator, pas diskutimeve në forumet kuvendore e partiake, me fillimin e sezonit të ri parlamentar e politik, do të bëhet prezente programi e kalendari i veprimeve të larmishme politike të PD e të gjithë opozitës.

Çfarë roli ka Berisha sot në PD. Jo pak herë është spekuluar për ndikimin e tij në vendimmarrjen e Bashës…
Mbledhjet e grupit kuvendor janë demokratike ku secili jep mendimin e tij e vendimet merren bashkërisht. S?kam vënë re në asnjë rast as vendime të parafabrikuara as imponim për vendimarrjet. Në PD e më gjerë, Berisha konsiderohet ?lideri historik? i PD dhe i së djathtës. Një lider ?karizmatik?. Një drejtues me kontributin më të madh në PD e në të djathtën. I respektuar e vlerësuar maksimalisht brenda PD e të djathtës. I dëgjuar me vëmendje nga interlokutorët ndërkombëtarë, sidomos ata partnerialë strategjikë.

I ?frikshëm? për kundërshtarët që kërkojnë me insistim largimin apo heshtjen e tij. Aktualisht, ai është një zë opozitar shumë i fuqishëm në parlament, media e rrjetet sociale. Zor se do të gjendej ndonjë individ i arsyeshëm që do të mund të përcaktonte se çfarë roli duhet të kishte një personazh i tillë apo kufizonte rolin e tij si deputet-opozitar, sepse me eksperiencën, aftësitë, kontributin e vlerat e tij, me energjitë e karizmën e tij, Berisha e ka tashmë përcaktuar vendin e rolin e tij në politikë.

Ka një debat politiko-mediatik për një bashkëqeverisje PD-PS? Çfarë e nxit realisht? A janë marrëdhëniet mes Ramës e Metës në krizë. Si shpjegohet kjo marrëdhënie e tensionuar?
Marrëdhëniet PS-LSI janë “shumë të tensionuara” nga brenda dhe zor se do të mund të qetësohen. Arsyet alibike janë gjoja mosmarrëveshjet për zgjedhjet vendore. E vërteta është ndryshe: Rama kërkon t?i shpëtoje “de-oligarkizimit” të grupit të tij kuvendor duke ?bërë kurban Metën”. Rama për të shmangur sulmin e partnerëve ndaj oligarkëve të tij, ka përgatitur “skenarin? rezervë kundër Metës. Meta i njohur më këtë “skenar” thuhet se e ka testuar Ramën duke i kërkuar që “emrin e Presidentit” të ardhshëm ta caktojë ekskluzivisht LSI.

Kjo do të krijonte alibinë se thelbi i mosmarrëveshjes do të ishte çështja e Presidentit të ardhshëm, ndërkohë që e vërteta qëndron më thellë. Në këtë kontekst lajmet e përhapura nga Rama, përmes tellallëve të tij, se “Meta ka probleme me ndërkombëtarët” dhe interpretimet për mospërfshirjen e tij në protokollet e disa ?takimeve të rëndësishme? s?duken të jenë sajesa. Vjeshta e ardhshme e “de-oligarkizimit” duket shumë interesante: Rama e ka përgatitur tashmë terrenin e klimën tek partnerët se kjo betejë s?përjashton Metën.

Ai mendon se kështu jo vetëm do t?i shmangej presionit të ndërkombëtarëve ndaj oligarkëve të tij por mund të rezultonte edhe ?luftëtar” kundër oligarkisë… Gjë që mendon se do ta kthente atë nga pjesë e problemit në pjesë e zgjidhjes të cilën Rama e shikon përmes një ?koalicioni të madh PD-PS?, sepse qeverisjen me ?prangat e Metës e të oligarkëve të tij? e shikon të rrezikshme, të pasigurt e të dështuar. Prandaj betejën kundër Metës, Rama e ka çiftuar edhe me i) hedhjen në tregun mediatik të tezës për koalicion PS-PD dhe ii) afrimin e aleatëve të djathtë.

Në kuadër të reformës në drejtësi, po diskutohet edhe formula e zgjedhjes së Presidentit. Mendoni se palët do të arrijnë një kompromis për këtë?
Kërkesa e opozitës është: ?konsesus substancial? ku të përfshihen të gjithë deputetët e ndershëm të kuvendit të të gjithë krahëve. Nëse kjo reformë do të realizohet e miratohet pa ?konsensusin substancial? të opozitës dhe me votat e ?oligarkëve e të individëve me rekorde kriminale? kjo do të forconte regjimin oligarkik e kriminal të cilit i ka mbetur vetëm të vendosë nën kontroll të plotë drejtësinë. Unë s?besoj se partnerët strategjikë do ta lejojnë një gjë të tillë. Edhe çështja e ?zgjedhjes së presidentit? duhet të trajtohet në të njëjtën logjikë.

Natyrisht suksesi i kësaj reforme do të varej edhe nga ?dashuri/urrejtja? mes Ramës e Metës. Çdo propozim i Ramës, që do të synonte ?kufizimin? e rolit politik të LSI në zgjedhjen e Presidentit, në sistemin e drejtësisë apo të ?rolit king-maker? të LSI nga zgjedhjet e ardhshme, zor se do të gjente mbështetjen e LSI. Gjykoj se në këtë situatë, PD duhet të kërkojë vetëm konsensus substancial e propozimet e saj duhet të jenë parimore, në funksion të çrrënjosjes së oligarkisë e krimit.

Z.Islami, prej dy dekadash në politikë, keni qenë një nga ekspertët kryesorë të hartimit të Kodeve Zgjedhore. Edi Rama ju akuzon se në 2009-ën humbi prej ?matematikës? tuaj dhe se ndjehet i lehtësuar që ju aktualisht ndodhen pjesë e të djathtës. Si do t?i përgjigjeshit?
S?mund të mos them se kam ?bashkëpunuar? me një mediokër të djallëzuar, me një injorant mosmirënjohës, me një të paaftë mashtrues. Gjatë konceptimit të sistemit të ri zgjedhor, Rama me mbante në telefon me orë të tëra, duke m?u lutur të gjeja një ?sistem që mund të eliminonte Metën?, ndërkohë që i shpjegoja së koti, se s?ka asnjë sistem zgjedhor në botën demokratike që të shmangë një parti me 7-8 % mbështetje elektorale. Madje e këshilloja se s?ka asnjë mënyrë për të fituar i vetëm zgjedhjet.

Thjesht për të ?ndriçuar? injorancën, poshtërsinë apo mediokritetin e tij, po sjell disa fakte: Në 2009, PSSH fitoi 65 mandate, pra kur Rama më kishte mua afër, kurse në 2013, PSSH fitoi 64 mandate, pra një mandat më pak, kur Rama më kishte larg mua ?! Rezultati i Zgjedhjeve të 2013 ka provuar dy mashtrimet më të mëdha të Ramës: i) se fajin për humbjen ja kishte ?formula matematike? dhe ii)se protestat ?hap kutitë ose largohu? ishin thjesht një mashtrim për të mos u larguar nga drejtimi i partisë.

Unë në atë kohë kam pasur një takim me të dhe i kam bërë një pyetje/kërkesë: Mendon se ke humbur nga ?formula matematike? apo ?fajin e ka Saliu? siç deklaron sepse të dyja bashkë nuk qëndrojnë?! Jo, jo, u përgjigj, pa ngritur kokën, ?fajin e ka Saliu?. Më vonë në 2013 i kam kërkuar publikisht që ?nëse mendon se fajin e ka ?formula matematike? le të kërkojë ndryshimin e sistemit zgjedhor.

U zgjata paksa gjatë në këtë pyetje, jo se më intereson kjo çështje, por thjesht për të provuar ?shkencërisht? mashtrimin e mediokritetin e Ramës, i cili tre vjet rresht më komplimentonte e më jargavitej të kryeja reformën zgjedhur duke u shprehur se ?kam respekt maksimal për inteligjencën tënde?.

Kurse përsa i përket largimit nga Sekti i Ramës, ndjehem i lumtur dhe shkurtimisht mund të them me bindje se ?është inkompatibël qenia ime në një Sekt oligarkik, banditesk e kriminal, pervers e neopunist. Ky s?ka qenë, s?është dhe s?do të mund të ishte ndonjëherë projekti im politik. Madje jam i sigurt se ky Sekt e kjo qeverisje klienteliste do të dështojnë. Fundi i sektit Rama do të jetë i paimagjinueshëm për shkak të reagimit të ashpër nga qytetarët.





Lajmet e fundit nga