web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet 50-vjeçari nga Budva, detyron me armë turistin shqiptar që të flasë gjuhën malazeze.

20 Gusht 2015, 20:43, Kronika CNA

Një shtetas malazez ka kërcënuar me armë një turist shqiptarë që të flasë gjuhën e tyre.

Gojko B, 50 vjec nga Budva, është arrestuar, pasi ka keqtrajtuar shqiptarin G. Sh, 46 vjeç, nga Shkodra.

Ngjarja ka ndodhur në një kafene të Budvës, jo shumë larg nga stacioni i autobusëve.   Turisti shqiptar ishte duke ndenjur në një kafene dhe pasi kishte porositur kafenë, Gojku kishte nisur ta keqtrajtonte duke i kërkuar shqiptarit që të përsëriste fjalët që i kërkonte në gjuhën malazeze. Gojko B ka qenë në gjëndje të dehur dhe me anë të armës e ka kërcënuar.

Shkodrani, G.Sh i frikësuar ka bërë ashtu sic malazezi i ka thënë. Në local nuk ishte  kuptuar asgjë deri ën momentin që shqiptari kishte filluar të fliste në gjuhën malazeze. Kamerierja i ishte afruar tavolinës dhe e kishte pyetur Gojkon se ç?po ndodhte, ndërsa ai më pas ishte ngritur nga tavolina, kishte filluar ta puthte shqiptarin dhe kamerieren, ndërsa turisti kishte ikur nga kafeneja.

Shqiptari 46 vjecar e ka paraqitur rastin në Polici. Uniformat blu kanë ndaluar Gojko B dhe i kanë caktuar masën e ndalimit për 72 orë.





Lajmet e fundit nga