web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen detaje të reja për motrat Kajtazi

14 Gusht 2015, 10:36, Aktualitet CNA

Zbardhen detaje të reja mbi ikjen nga shtëpia të motrave Kajtazi. Ato kanë rrëfyer dhe pranuar në polici të gjitha akuzat e ngritura për to. Motrat Kajtazi tregojnë se i kanë hedhur ilac gjumit prindërve, kanë grabitur lekët dhe më pas i kanë vënë zjarrin shtëpise duke u larguar. Për 3 ditë me rradhë kanë qëndruar në një hotel të Durrësit, ndërsa më 18 korrik kanë shkuar në qytetin e Vlorës.    Nga data 18-22 korrik kanë fjetur në dy hotele të ndryshme të Vlorës. Me date 1 gusht kanë gjetur një shtëpi me qera për 130 mijë lek të vjetra në muaj. Banesa ndodhej në katin e tretë të një pallati. Policia në momentin e arrestimit i ka sekuestruar një shumë prej 100.000 mijë lek të reja dhe 100 euro. Orialda Kajtazi, 18 vjec, dhe K.Kajtazi, 14 vjec, kanë rrëfyer se nuk janë shfrytëzuar nga askush dhe janë larguar me dëshirën e tyre. Ato nuk do të ktheheshin në shtëpi edhe kur ti mbaronin lekët.

Babai i vajzave, Hiqmet Kajtazi ka folur në lidhje me gjetjen e tyre. Ai shprehet mjaft i lumtur që vajzat janë gjetur, por nuk e di nëse do ti fal. Ai vazhdon më tej duke thëne se fejesen e ka prishur vetë vajza dhe nuk ka pasur gisht në ndarjen e ciftit.

Një ndër arsyet e ikjes së vajzave mendohet të jetë edhe ndarja e Orialda Kajtazit nga i fejuari.





Lajmet e fundit nga