Kritik me kryeministrin, kritik me qeverinë, kritik me koalicion. Dhe pse vazhdon ta konsiderojë veten si pjesë e koalicionit me PS, i pyetur nga Gazeta ?SOT? mbi zhvillimet e fundit politike në vend, avokat Spartak Ngjela nuk heziton të deklarojë se kryeministri Edi Rama është i paaftë dhe jo një politikan. Ndërsa qeverinë e konsideron të papërmbushur në misionin e saj për reformat e premtuara, duke e cilësuar si një qeveri të ardhur dje në këtë detyrë.
Për avokat Ngjelën, koalicioni qeverisës nuk ka të ardhme. Sipas tij, vazhdimësia e koalicionit të majtë nuk do të jetë e gjatë për shkak të disa faktorëve, ndër to më kryesori, përplasja për ndarjen e pushtetit. Avokat Ngjela mendon se LSI ka marrë ministritë kryesore si Transporti, Bujqësia, etj., motiv ky që sipas tij forcon dita ditës këtë forcë politike. Ngjela e sheh të pashpresë dhe pa të ardhme koalicionin qeverisës, ndërsa thekson se PS është e rrezikuar në zgjedhjet parlamentare të 2017. Nëse pozitat e PS do rrezikohen seriozisht në 2017, Ngjela bën përgjegjës direkt kryeministrin Edi Ramën, të cilin e kritikon për paaftësi politike dhe menaxheriale.
Ndërkaq, lidhur me qeverisjen 2 vjeçare të koalicionit PS-LSI, Ngjela shprehet se për shkak të mosmarrëveshjeve të herëpashershme mes këtyre dy forcave politike janë bllokuar reformat më të rëndësishme në vend. ?Koalicioni është pa të ardhme. PS-LSI është një koalicion pa vlerë, pasi janë bllokuar reformat dhe nuk ka pasur barazi politike, që në momentet e nisjes. LSI i ka marrë PS ministri të rëndësishme si atë të Transporteve, Bujqësisë, etj. Ky është një koalicion me fund të shpejtë. Në këto kushte, PS është e rrezikuar në 2017. Pse nuk e ka zgjidhur Rama këtë? Është paaftësi politike. Rama nuk është politikan. Të shohim çdo bëjë më vonë?, deklaroi Ngjela. Ai thotë se koalicioni PS-LSI në fillim u bë për të shpëtuar të majtën dhe për të siguruar fitoren, por ky bashkim sipas tij, tashmë po tregon se po dëmton vetë PS.
Kritikat ndaj qeverisë
Avokati Spartak Ngjela, përpos faktit se nuk parashikon një të ardhme të koalicionit PS-LSI, kritikon ashpër dhe punën e qeverisë. Ai thotë se koalicioni qeverisës nuk ka realizuar synimet e tij. Ngjela shprehet se qeveria ka ngecur në një sërë reformash dhe kjo e dëmton atë në sytë e qytetarëve. ?Që në momentin që ka ardhur në pushtet kjo mazhorancë qeverisëse, ka pasur synim kryesor 3-4 reforma të mëdha, për të cila duket se po mih në ujë. Cilat janë këto? E para reforma në drejtësi, në funksion të ligjit dhe të gjithë sistemit institucional në Shqipëri; e dyta është reformë treg për të kaluar krizën e mungesës së financës nëpërmjet prodhimit: Deri tani asgjë?, u shpreh Ngjela.
Avokati Ngjela thotë se qeveria nuk ka sjellë ndonjë ndryshim, por duhet të presim çfarë do të bëjë në ditët në vijim. ?Të treja këto reforma janë të lidhura me njëra-tjetrën, sepse në Shqipëri nuk funksionon ligji, prandaj nuk funksionon as tregu; në Shqipëri konstatohet krizë në menaxhim, që do të thotë se është arsimi në gjendje të mjerë. E shihni se si lidhin të treja reformat me njëra-tjetrën, të cilat mund të vijnë dhe konvergojnë në këto tre fjalë: Ligj, ekonomi, dhe intelekt. Në funksion të kësaj që thamë më lart, qeveria duket sikur ka filluar punën dje. Të shohim çfarë do ndodhë?, u shpreh Ngjela.
Në “duart e Djallit”Përgjatë të gjithë kohërave, shkencëtarë...
Rrëfimi i Nikolaut të Damaskut për momentin e vrasjes së Per...
Dy persona kanë humbur jetën pasditen e së enjtes, teksa ndo...
Kënga më e re nga Rita Ora dhe Chris Brown ka filluar të luh...
Burgu dhe prangat janë kryefjala përgjatë cdo aksioni apo pu...
Dhjetëra persona janë arrestuar në Maqedoni pasi dyshohen pë...
Me anë të një propozimi të fshehtë, ligjvënësit shqiptarë ka...
Një infermiere dhe drejtori i një qendre shëndetësore në Mir...
Nuk e dimë cila gjë ju mërzit më tepër: Fakti që telefoni ju...
Në Partinë Demokratike po shtohen dita-ditës zërat për një k...
Kush ishte shtetasi amerikan, Theodhori Bezhani, që ndërroi ...
Julian Shorja, personi që u arrestua ditën e martë bashkë me...
Pas humbjes së thellë të zgjedhjeve vendore, në PD prej kohë...
Policia është shumë afër identifikimit të dy ayutorëve që nj...
Nga Enkel Demi Doktor Berisha, e, ma merr mendja, bashkë me ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas publi...
Fëmijët e klasës së gjashtë rrezikojnë të mbeten në vend num...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...