web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriza greke në një menu restoranti/ Lind pjata "Varufakis"

1 Gusht 2015, 21:16, Aktualitet CNA

thesat pa fund të tragjedisë financiare greke mund të mos i përshtaten shijes së gjithkujt por një pronar restoranti në Berlin, që ka emigruar në Gjermani që në vitin 1984, shpreson që me menynë e tij të re të tërheqë sa më shumë klientë.

George Chrissidis, në këto muaj vere në vend që të trishtohet nga kriza në vendin e tij të lindjes, është përpjekur ta shikojë me humor dhe fantazi gjendjen e krijuar në Greqi.

Ai po ofron në restorantin e tij Z një meny që quhet ?Drama Greko-Evropiane?. Pjatat e ofruara, kanë emra të tillë si ?Grexit e Schaeuble?, frymëzuar nga Ministri i Financave i Gjermanisë, një gatim me mish qingji, djathë dhe perime.

Pjata ?Varufakis?, është me mish viçi, djathë të bardhë dhe piper të kuq djegës për t?ia përshtatur temperamentit të ish-Ministrit grek të Financave.

?Tsipras i Dashur?, ka në recetë një djathë as të butë, as të fortë që reflekton natyrën jo të vendosur të kryeministrit grek.

Dhe duke u nisur nga roli i saj në negociatat për zgjidhjet e krizës, nuk mund të mungonte një pjatë me emrin e kancerales gjermane Merkel. Ajo quhet ?Angie e ëmbël?, një ëmbëlsirë me arra dhe akullore me vanilje, shumë e pëlqyer nga klientët.

Dhe me këtë menu, Chrissidis mendon të kënaqë të gjithë klientët gjatë muajit të gushtit.





Lajmet e fundit nga