web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali kapen 36 kg heroinë/ Arrestohen dy shqiptarë dhe një bullgar

1 Gusht 2015, 20:51, Aktualitet CNA

Mediat italiane flasin për një sekuestrim ?rekord? të lëndëve narkotike. 36 kilogram heronj janë zbuluar në dy makina të modifikuara. Aksioni i karabinierëve është kryer në Milano. Në pranga kanë rënë dy shqiptarë  S.I., 28 vjeç, e F.L., 39 vjeç, dhe një bullgar me inicile I.P., 26 vjeç. Të arrestuarit kishin precedentë të mëparshëm. Makinat ishin një Citroen C5 dhe një Fiat Croma, me targa të huaja. Vlera e drogës së kapur i kalon 2 milion euro. Në një apartament u gjetën edhe 80 mijë euro të paketuara që me siguri ishin ndonjë pagesë e bërë. Arrestimi u bë pas ndalimit të 3 shpërndarësve.

 





Lajmet e fundit nga