web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të mirat shëndetësore nga konsumimi i domateve

28 Korrik 2015, 20:30, Lifestyle CNA

Vetitë ushqyese të domateve

Domatet janë natyrale të pasura me vitamina A, C ,B6 dhe K folate dhe kalium. Sasia e ulët e kalorive, domatet nuk rrisin kolesterolin tuaj. Ndryshe nga perimet tjera, domatet nuk mbjanë ujin, sepse ato janë të ulëta në natrium. Ato përmbajnë niacin, krom, bakër, fosfor dhe të gjitha vetitë e ushqyesve thelbësor për shëndet të mirë. Përveq kësaj domatet mbrojnë nga goditjeve në tru, kolesterolit të lartë dhe sëmundjeve kardiake. Kjo dëshmon se një pako lëng domate  paraqet një grusht të fuqishëm për shëndetin tuaj.

Ju mbron kundër kancerit

Domatet natyrale luftojnë kundër kancereve. Studimet kanë teguar se një substancë e gjetur me bollëk në domate mund të frenojë rritjen e disa llojeve të kancereve të tilla si kanceri: i prostatës, kanceri ovarian, kanceri i gojës, kanceri i stomakut, kanceri i zorrës së trashë, dhe kanceri në fyt. Për më tepër, vitamina A dhe C, të pranishëm në domate mund të pengojë qelizat nga radikalet e lira të dëmshme.

Mbron lëkurën tuaj

Domatet e kuqe mund t’i shtojnë shkëlqim lëkurës suaj dhe në të njejtën kohë ta mbrojnë atë kundër dritës UV.  Perime të tjera që mund të mbrojë lëkurën nga dëmtimi diellit janë patate e ëmbël dhe karrota.





Lajmet e fundit nga