web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkodër/ Makina përplas 3 kalimtarë, 1 i vdekur

19 Korrik 2015, 11:48, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku 3 kalimtarë janë përplasur nga një automjet, i cili kishte humbur kontrollin.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se fillimisht dy mjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë njëra ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 këmbësorë. Fatkeqësisht 76-vjeçari me inicialet H.M. ka gjetur vdekjen, ndërsa ka mbetur i plagosur një fëmijë 7 vjeç dhe shtetasi E.B, 30 vjeç.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





Lajmet e fundit nga