web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Azilkërkuesit shqiptarë/ Finlanda: Të gjithë kanë marrë përgjigje negative

17 Korrik 2015, 11:51, Aktualitet CNA

Duke evidentuar se ?numri i azilkërkuesve shqiptarë në Finlandë është rritur ndjeshëm gjatë verës 2015, zyra e migracionit  thekson se, ?të gjithë azilkërkuesit shqiptarë të këtij viti kanë marrë përgjigje negative?.

?Shumë prej azilkërkuesve kanë kërkuar edhe ndihmë për kthim vullnetar në atdhe. Finlanda nuk e miraton automatikisht këtë ndihmë për të gjithë. Nëse ka arsye për të dyshuar se sistemi i ndihmës për kthim vullnetar keqpërdoret, atëherë nuk miratohet ndihma?, thuhet në njoftim.

Zyra e migracionit e konsideron Shqipërinë një vend të qetë lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë. Sipas kësaj zyre Vendimet ndaj kërkesave për azil të shqiptarëve janë marrë kryesisht më procedurë të përshpejtuar dhe janë konsideruar si të pabazuara. Ndërsa theksohet se, kërkesat do të shqyrtohen dhe do të zgjidhen pa vonesë.

 





Lajmet e fundit nga