web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove në Butrint/ Kabashi në skenë me “Apollogjia e Sokratit”

19 Korrik 2015, 16:00, Kulturë CNA

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove, aktori i mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi do të ngjitet në skenën e Butrintit me shfaqjen ?Apollogjia e Sokratit?. Në edicionin e 13-të këtij festivali ku janë kryesisht shfaqje ndërkombëtare, Artistit të merituar, Mirush Kabashit i është rezervuar mbrëmja e 22 korrikut.

Në këtë event artistik, që nis sonte dhe do të mbyllet më 22 korrik,  janë pjesëmarrëse tri kompani teatrore të huaja, nga vendet fqinje dhe dy të tjerat janë shqiptare. Dita e parë e festivalit do të hapet me teatrin bullgar, i cili do të ngjitë në skenë shfaqjen ?Dekameroni? nën regjinë e Diana Dobrevës.

Në ditën e dytë do të jetë teatri ?Silence? i Bergamos, në Itali që do të ngjitë në skenë veprën ?Zëra të huaj? nën regjinë e Luigi Pezzoti-t.





Lajmet e fundit nga