web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërcënoi i dehur bashkëfshatarin me armë, por automatiku rezultoi pa fishekë

12 Korrik 2015, 10:50, Kronika CNA

Një 58-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia, pas një kallëzimi të bashkëfshatarit të tij se e kish kanosur me automatik.   I arrestuari Kujtim Hotaj, banues në Malësinë e Madhe, ka shkuar në gjendje të dehur në banesën e 54-vjeçarit me inicialet Q.R dhe e ka kërcënuar me automatik.

Hotaj u arrestua më tej në banesën e tij pas kallëzimit të bërë nga i dëmtuari, ku policia i gjeti armën tip automatik model Zastava me një krehër në të, i cili ne fakt ishte pa fishekë.   Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale  ?Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve  luftarake dhe të zjarrit ? parashikuar nga neni 278/2 Kodit Penal.





Lajmet e fundit nga