web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mazhoranca në krizë numrash, deputetë të pakënaqur dhe Idrizi bllokojnë Ramën

10 Korrik 2015, 05:52, Politikë CNA

Shumica në pushtet, pavarësisht aleancave pragmatiste dhe taktike të muajve të fundit, po kalon një krizë të gjatë numrash në Parlament. Për katër muaj me radhë, mazhoranca qeverisëse nuk arrin dot të miratojë disa projektligje me shumicë të cilësuar, drafte të cilët shtyhen javë pas jave për shkak të mungesës së votave.   Turbullirat brenda mazhorancës, pakënaqësia e disa aleatëve të rinj, rebelimi i deputetit Ben Blushi etj., kanë bllokuar shumicën në pushtet në Parlament, e cila nuk po miraton dot ligjet me shumicë të cilësuar.

Pavarësisht porosive dhe direktivave të Ramës dhe Ruçit, për deputetët e tyre, në mbledhjet me dyer të mbyllura, mazhoranca qeverisëse duket se ka humbur fuqinë e numrave që kishte vitin e parë të mandatit qeverisës. Edhe në seancën e djeshme plenare, mazhoranca qeverisëse nuk miratoi dot disa ndryshime në Kodin Rrugor, ndryshime për të cilat duheshin 84 vota. Po ashtu, mazhoranca nuk miratoi do as projektligjin ?Për një shtesë në ligjin nr. 22/2014 ?Për dhënie amnistie?.

Konjukturat   

Goditja e dy deputetëve, Tom Doshit dhe Mark Frrokut, rrëzoi shumicën e cilësuar të koalicionit në pushtet, duke i çuar në 83 numrin e votave në Kuvend nga 85 që ishin. Në këto kushte, kryeministri Edi Rama, me sa duket edhe me miratimin e Ilir Metës, u detyrua t?i shtrijë dorën e bashkëpunimit Shpëtim Idrizit të çamëve, i cili kishte pesë vota në Parlament. Vetë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka deklaruar se aleanca me çamët e Shpëtim Idrizit ishte e imponuar për shkak të mungesës së 84 votave në Parlament, për të votuar ligjet me shumicë të cilësuar. Por, pas aleancës, pozitat e Idrizit u dobësuan, pasi një deputet i PDIU u bashkua sërish me PD, ndërsa një deputet tjetër është i lëkundur. Megjithatë, Idrizi ka të paktën tre vota të sigurta, të mjaftueshme për të nxjerrë shumicën nga kriza e numrave. Por, me sa duket çamët nuk janë të gatshëm të bashkojnë votat me PS-LSI, për sa kohë kryeministri Edi Rama nuk i është përgjigjur një kërkese të Shpëtim Idrizit për një post ministror.

Draftet e miratuara   

Parlamenti, pas diskutimeve maratonë, ka votuar disa nga projektligjet e parashikuara në seancën parlamentare. Kështu u votua projektligji për Strategjinë Ushtarake, me 73 vota pro. Edhe projektligji për Planifikimin e Territorit u miratua me 73 vota. Gjithashtu, deputetët votuan edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Programin e Punësimit të BE-së, me 89 vota pro dhe 1 votë kundër. Me 73 vota pro u miratua edhe marrëveshja me ?Rapiscan?. Parlamenti votoi edhe zëvendësimin e anëtarit të Komisionit të Ligjeve, Armando Subashit, tashmë kryebashkiak i Fierit me deputeten Vasilika Hysi.

Gazeta Sot

 





Lajmet e fundit nga