web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha: Vëzhguesit e huaj po tregojnë faktet se zgjedhjet nuk ishin të ndershme

8 Korrik 2015, 10:40, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar  se vëzhguesit e huaj po dëshmojnë çdo ditë me fakte se zgjedhjet lokale nuk ishin të ndershme. Gjatë fjalës së tij  theksoi se dëshmitarë janë qytetarët, të cilët po denoncojnë rastet flagrante.

?Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë dhe përbejnë shqetësimin tonë. Kaq tronditëse është e vërteta e vëzhguesve të huaj, sa nuk kanë pritur që ti vënë pas dy muaj damgën. evidentimi i tyre po del me forcë në dritën e diellit c çdo ditë, ku e tregojnë dhe faktet që nxjerrin qytetarë. Marrëzia e horrave dhe zuzarëve të Edi Ramës e Metës nuk është mjaftuar me banda. Kanë shkuar deri aty sa të joshin fëmijët, dhe të vjedhin kartat e identitet të tyre. ka pasur nga ata që kanë marrë dhuratë përgjigjet e provimeve të maturës, apo dhe notën. Hajdutët dhe zuzarët e 21 qershorit, kanë bërë një inxhinierim social të prishjes së të rinjve, modelin e ?vidh dhe mashtro se kështu do ecësh para?. Se çfarë po prodhojnë dhe do të prodhojnë këto zgjedhje po e lexojmë qartë me dyshen Rama Meta.?, -tha Basha.





Lajmet e fundit nga