web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bythlepirja ne PD/ Kreshnik Collaku tek Berisha, te tjeret tek Basha

2 Korrik 2015, 17:56, Aktualitet CNA

Nje ves qe disa njerez nuk heqin dot dore. Semundje apo veprim i vetdijshem per karriere kjo ne PD eshte per tu studiuar. Por jo vetem aty se edhe ne PS dhe LSI, ska ndonje ndryshim me te madh.

Menjehere pasi u mbyllen kutite bythlepiresit filluan te trumbetonin fitoren kudo ne Shqiperi. Kush me shume e kush me pak. Gjithsesi ishin ne gare se kush ishte fituesi me i madh.

Ne fund te rezultatit dolen njeri i lagur, e tjetri i qullosur dhe te gjithe kerkonin shpetim. I pari qe kerkoi te shpetonte lekuren dhe i trembur se ne PD, mund te rikthehej Sali Berisha ishte Kreshnik Collaku. Dikur i nxjere me shqelma nga PD, pasi luftoi 5 vite kunder saj, tani kerkonte te ishte ne loje. Ai serviloset dhe lepihet pas doktorit nga frika se mos kthehet ai ne parti dhe ska se ku tja mbaje.

Por te tjeret nuk ndalen, analet, kanalet, me apo pa floke, bythlepiresa klasike, njerez te paguar etj etj, tentojne te bejne nje loje. Ne publik te mbrojne Lulzim Bashen, nga pas zhgryhen me Ramen.

Duan ti thone botes se Basha ai eshte lideri i duhur dhe keta e kane xhan shume. Ne fakt me shume duan Ramen se kane interesa klienteliste, po nje dore ne bakllava e nje dore ne revani. Dje ishim me Saliun, sot jemi me Edin, neser me Lulin e keshtu me rrashe. E kam konkretisht per disa rradhites qe shkruajne me porosi, dalin ne media me porosi, dhe ndoshta jetojne me porosi. Ne fakt keta jane ca bythlepiresa dhe asgje me shume. Duan ndonje institucion te pavarur nga Basha, duan ndonje leke xhepi, ca i urdheron ai qe shkroi dhe finalizoi skenarin e PD ne Durres, ca te tjere e bejne me deshire qe te jene ne loje.

Keta jane ata qe gatuan “fitoren” ne 21 qershor. Kush? Por ne fakt jane shume, te kuq, te bardhe kacurelsa e servile, me 1 apo 2 n, nuk kane asnje ndryshim.

Pollare, sektare, Neimiste, UET-iste, kaqrragjoza, kllouna e sahanlepires, gatuesit e kesaj situate dhe kane kurajo e vazhdojne me tej me hipokrizine e tyre. Servilosu e lepi bythe se keshtu mund te shpetojne. Ndoshta shpetojne lekuren e tyre, por keshtu PD do e kete te gjate opoziten.

Elvi FUNDO

 





Lajmet e fundit nga