web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eurodeputeti Elmar Brok: Zgjedhjet lokale në Shqipëri janë falsifikuar

26 Qershor 2015, 09:47, Politikë CNA

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Elmar Brok, ka deklaruar se raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet lokale të zhvilluara në vendin tonë, tregon se ka ndodhur një falsifikim I verdiktit të popullit. Në një intervistë për ABC News, Brok shprehet se do t?a vendosë këtë çështje në rendin e ditës së punimeve të komisionit që kryesor në Parlamentin Europian javën e ardhshme.

Zoti Brok, ç?mendoni për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe shqetësime të ngritura si shitblerja e votës apo presioni mbi votuesit?

Elmar Brok, eurodeputet: Mendoj, se ky raport është befasues. Sikur gjysma e këtij raporti të jetë e vërtetë, atëherë duhet të themi që  këto zgjedhje janë të fallsifikuara. Unë do t?a ve këtë raport në rendin e ditës së të hënës së komisionit të punëve të jashtme

Do t?a fusni për diskutim në këtë komision?

Elmar Brok, eurodeputet: Po, do ta përfshij në rendin e ditës për  të informuar anëtarët e komisionit të punëve të jashtme. Fallsifikim i madh i zgjedhjeve.

Jeni i shqetësuar për këtë?

Elmar Brok, eurodeputet: Po, jam shumë i shqetësuar për këtë dhe pavarësisht ç?farë ndodhi, zoti Rama humbi 20% të votave të përgjithshme. Kjo është drejtësi!

Ndërkohë, komisioneri  politikën e fqinjësisë dhe negociatave për zgjerimin Johannes Hahn preferon të prononcohet vetëm kur të jetë njohur me raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR.

“Do të pres për raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR dhe pastaj do të bëjë komentet e mia. Nuk do të dëshiroja që të prononcohesha para kësaj”, u shpreh Hahn.

A u takuat me liderin e opozitës ? Folët për këtë ?

“Po, po. Folëm, por do pres raportin përfundimtar të ODIHR”, tha ai.
Në reagimin që ka vijuar proçesin e zgjedhje lokale, Komisioni Europian fton autoritete shqiptare të trajtojnë problemet e evidentuara nga raporti i OSBE/ODIHR, vetëm që termi probleme është zëvendësuar me termin sfida.

 





Lajmet e fundit nga