web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryeministri Rama viziton dy efektivët e RENEA: Paçin faqen e zezë ata që indirekt fajësojnë policinë

24 Qershor 2015, 10:59, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kanë vizituar mesditën e sotme dy të plagosurit gjatë aksionit në Lazarat.

Dy të plagosurit janë Jetmir  Isaj dhe Perlat Hamitaj. Në një prononcim për mediat, ai tha se kjo është një ditë ziu, jo vetëm për policinë e Shtetit por për gjithë shqiptarët.

?Ndërkohë që duke i shprehur ngushëllimet familjes së atij që nuk arriti ti mbijetonte por dua të shpreh sigurinë mjekëve, që dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Dua të nënvizoj se duhet të ndihen vërtet ata që për faqen e tyre të zezë, vazhdojnë dhe qëllojnë me armë? është shprehur Kryeministri Rama.

Ndërkohë që, drejtori i Spitalit të Traumës tha për mediat se dy të plagosurit kanë marr plagë sipërfaqësore dhe nuk i janë nënshtruar asnjë ndërhyrje kirurgjikale.





Lajmet e fundit nga