web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Disa gjëra që i shihni si defekte, por femrat nuk duhet t’i ndryshojnë

15 Qershor 2015, 12:00, Lifestyle CNA

 

Shumica e femrave, pa marrë parasysh moshën, nuk mund të pajtohen me pamjen vetjake dhe gjithmonë u shkon mendja te disa imtësi të cilat me dëshirë do t?i ndryshonin te vetja. Nuk janë aspak të vetëdijshme që pikërisht ato mangësi të vogla janë pjesë e sharmit dhe joshjes së tyre.

?Rrathët? e barkut

Meshkujt i duan femrat e plota. Edhe pse mbase shtresat tuaja dhjamore nuk janë të radhitura në mënyrë të përsosur, nuk ka arsye t?i fshihni. Nuk po themi që me atë rast barkun tuaj të ta nxirrni në pah me rroba, mirëpo në momentet intime mos e fshihni këtë ?tepricë? të vogël. Qëndroni me plot vetëbesim para partnerit!

Dhëmbët e rrallë

Shumica e femrave për shkak të distancës midis dhëmbëve të parë pa arsye fshehin buzëqeshjen e tyre. Tani madje edhe supermodelet dhe aktorët me mburrje tregojnë këtë ?mungesë? të vogël, ndërkaq shumica e meshkujve këtë gjë thjeshtë e konsiderojnë të papërballueshme dhe tërheqëse.

Gjoksi i vogël

Nuk ka nevojë për implantim apo dhe shtojca në sytjena. Meshkujt e duan gjoksin e bukur të femrave, mirëpo shumica e tyre nuk i japin aq rëndësi të madhe. Tregojeni me zgjedhje të drejtë të veshjeve tërë bukurinë tuaj me gjoksin e fortë dhe natyral, ndërkaq për t?u dukur superseksi thjesht mos vishni sytjena.

Hunda e shtrembër

Harrojeni rinoplastikën! Pikërisht hunda specifike mund të jetë pjesa kryesore e sharmit tuaj. Mu për këtë shumë meshkuj do t?ju bien në gjunjë, të magjepsur me vetëbesimin dhe thjeshtësinë tuaj. Me grim mund të theksoni më shumë bukurinë e syve apo të buzëve tuaja dhe kështu të krijoni kombinimin e qëlluar.

Përderisa shumica e vajzave dhe e grave mendojnë që për shkak të syzeve duken më në moshë dhe më pak joshëse, shumicës së meshkujve femrat me syze u duken shumë seksi. I konsiderojnë inteligjente dhe me vetëbesim.

Vithet e gjera

Vithet e gjera e nxjerrin në pah feminitetin tuaj dhe tërheqin meshkujt të cilët i duan femrat e plota. Jini krenare me prapanicën tuaj. Shumica e hulumtimeve kanë treguar që meshkujt i tërheqin femrat me vithe të gjera, sepse këto janë shenjë kryesore e fertilitetit të femrave dhe u krijojnë ndjenjë sigurie se nëse bëhen për të krijuar familje, janë pjellore.





09:00 Lifestyle

Florale si Childs

 Ndryshimi i ngjyrës së flokëve të saj e bëri të dukej akoma...

08:00 Lifestyle

Kendall Jenner në LA

 Si një prej supermodeleve më të bukura të botës së yjeve aj...

20:07 Lifestyle

Vrasës të lindur

Nëse lufta është një produkt i kulturës njerëzore, atëherë m...

18:00 Lifestyle

Ghadie në Cheshire

 Ylli i Coronation Street Samia Ghadie  ka drekuar para pak ...

17:00 Lifestyle

Margulies pozon

 Bukuroshja amerikane Julianna Margulies ka pozuar për setin...

Lajmet e fundit nga