Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Sali BERISHA
Doja të sjell në mëndjen tuaj një problem të veçantë. Këto ditë ka dalë në media një lajm, sipas te cilit një ministër serb ka njoftuar se brenda 15 ditëve do të firmoset një protokoll apo memorandum midis Ramës dhe Vuçiç per autostradën Nish – Durrrës. Unë personalisht e quaj këtë një zhvillim shumë të rëndësishëm, pasi ne vet i kemi kërkuar më parë qeverisë serbe në mënyrë të përsëritur të shikojmë mundesinë e këtij projekti.
Por ajo që është e papranueshme është bypassimi,anashkalimi i Kosovës. Ajo rrugë, kalon nëpër Kosovë. Shqipëria ka bërë segmentin e vet, mund të ketë ndonjë ndërhyrje të vogël, por ajo rrugë është e pandërtuar në një segment te Kosovës dhe në një segment të tërë në Serbi. Nuk duhet të kemi asnjë lloj kompleksi për të mbështetur këtë projekt me kushtin e vetëm që Kosova të jetë në tavolinë me të gjithë lobingun dhe të gjitha aktet që mund të jenë të nevojshme për tu firmosur për lobim për paratë për këtë projekt. Anashkalimi i Kosoves është absolutisht i papranueshëm, eshtë i dënueshëm dhe e bën projektin të papranueshëm. Te tre qeverite duhet se bashku te lobojne per fondet per ndertimin e ketij korridori me rendesi shume te madhe per mbare rajonin tone.
Duke diskutuar per kete problem, doja shkurtimisht te them dy fjale per gjeostrategjine dhe rendesine e saj te jashtëzakonshme madje shpesh percaktuese ne jeten e vendeve dhe kombeve. Eshtë ajo që kanë paguar shqiptarët historikisht. Kjo eshtë e vertet dhe per ne shqiptaret.S hqiperia eshtë briri me perendimor i gadishullit te Ballkanit. Historikisht ne shqiptaret kemi paguar per pozicioni tone gjeostrategjik ndofta më shumë se per çdo gjë tjetër. Nuk po ndalem në kohërat e hershme por në shekullin e kaluar të gjitha luftrat që kemi kaluar ato janë bërë për ambiciet gjeostrategjike që kanë patur armiqtë tanë ndaj nesh.
Keshtu, fill pas pavaresise, italianët e donin Vloren sepse ata donin Adriatikun si liqen të tyre, serbët donin Durrësin me çdo çmim, ndaj dhe e pushtuan ate. Prapa tyre qendronin direkt rusët, te cilet donin Durrësin me të gjithë forcën e tyre. E vërteta është se aq sa mund të duket e pabesueshme por eshtë dhe reale, se shkaku kryesor ballkanik i Luftës së Parë Botërore ishin ambicia e Beogradit dhe Moskës për portin e Durrësit dhe vendosmeria e perandorise Austro – Hungareze per te mos jua lejuar nje gje te tille. Sazani, kanali i Otrantos dhe nafta ishin shkaqe e sulmit te Italise fashiste ne prill te vitit 1939. Pas luftes, perseri pozicioni yne gjeostrategjik u perdor jo per interesat tona kombetare por interesa te armiqve tane. Ne brigjet tona u ndertuan baza ushtarake ruse!!
Tani është kohë tjetër, gjërat kanë ndryshuar. Shqiperia eshtë anëtare e NATO-s. Gjeostrategjia duhet të funksionojë për ne shqiptarët, TAP-i është projekti i parë madhor në të cilin gjeostrategjia funksionon në të mirën e kombit shqiptar, por ky nuk mund te jëtë dhe nuk duhet të jetë i vetmi.
Projekti tjetër madhor gjeostrategjik i Shqipërisë eshtë korridori Shqiperi – Kosove – Serbi – Europe Qendrore. Shqiperia ka portat e ketij korridori. Portet tona, ujrat e brigjeve tona thellësitë e ujrave të Vlorës, janë portet e ketij korridori. Ne dhe Kosova kemi ndertuar segmentin rrugor te ketij korridori. Ky korridor duhet te plotesohet sa me pare me segmentin Prishtine – Nish.
Ndaj dhe mbeshtes angazhimin e tre qeverive per lobing per financimin e segmentit Prishtinë – Nish. Por vetem rrugor, ky korridor mbetet i pergjysmuar. Duhet patjeter hekurudha per te plotesuar ate. Në këtë kontekst, qeveria shqiptare duhet të angazhohet me të gjithë potencialin e saj për hekurudhën Tiranë – Prishtinë.Ky duhet te jete projekti i te gjitha projekteve te medha per ne dhe me nje rendesi jetike per Kosoven. Por kjo është e vetmja hekurudhë qe do lidhe portet tona me shpejt dhe me shkurt me Europën Qëndrore, kjo është e vetmja hekurudhë e cila bën portet e Shqipërisë portet më të rëndësishme te rajonit nga Selaniku deri në Trieste. Ndaj dhe sa bëjmë lobing për të tjerët duhet të bëjmë lobing për veten tonë dhe projekti kryesor që duhet të promovojë Shqipëria, Kosova dhe po të dojë edhe Serbia të bashkohet është hekurudha Tiranë ? Prishtinë. Por edhe ne rastse Brukseli nuk jep fonde, Shqiperia dhe Kosova duhet pa humbur kohe te hartojne projektin e hekurudhes dhe nisin zbatimin e saj.
Duhet të merresh me këto dhe jo me faktin se të thotë Vuçiçi se Olsi nuk e hodhi dronin. Se të krijohet përshtypja sikur ai erdhi për të të bere amnistine e vëllait tënd. Se nuk janë këto parësore. Duhet të merresh me projektet më serioze, dhe ne, hekurudhen Tirane Prishtine duhet ta bëjmë projektin kombetar strategjik numër një të Shqipërise dhe te kthejme keshtu pozicionin gjeostrategjik te vendit nga nje ndeshkim qe ka qene ne shekuj, ne nje bekim te vertet per kombin shqiptar!!
Kryeministri Edi Rama u shpreh se së shpejti kati i parë i k...
Në një takim me të rinj nga qyteti i Beratit që studiojnë në...
Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi...
Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u taku...
Partia Demokratike denoncoi rastin e djegies se makines se g...
Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatët për këshilltarët...
Deputetja Mesila Doda ngriti pikepyetje per rastin e Kumanov...
“Vota jote përcakton të ardhmen tënde për të ardhmen e vend...
Ish sekretari i Partisë Socialiste në Divjakë, Berti Mane, k...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas fjalë...
Të zhgënjyerit mos të shkojnë djathtas ose të mos votojnë po...
Ditën e sotme u prezantua projekti i shkollave “Efiçenca e e...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Pa...
Kryetarja e komisionit të Jashtëm, Arta Dade tha se qëllimi ...
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) publikoi sot raportin ...
Deputeti i Partisë Demokratike , Astrit Patozi, ka thënë gja...
Duket se mazhoranca po përdor çdo mjet të mundshëm, shtetëro...
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ...
Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova, u shpjeg...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...