Tregu i punës/ Thellohet hendeku i pagave
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Një çerekshekulli pas rënies së dinastisë komuniste, një qeveri e majtë, partia e së cilës thonë se doli nga hiri i Partisë së Punës, ka vendosur të hapë dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, strukturës famëkeqe kyçe që mbajti në këmbë regjimin, me anë të zbulimit dhe disa herë shpikjes së armiqve të brendshëm dhe të jashtëm. Procesi i hapjes së dosjeve të Sigurimi të Shtetit dhe i zbulimit të spiunëve të Sigurimit do të nisë brenda 14 ditëve.
Kreu i shtetit ka firmosur ligjin, ndërsa Edi Rama e ka botuar ditën e enjte në Fletoren Zyrtare. Ndërkaq, SHISH, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes kanë nisur procesin e seleksionimit të dosjeve, për t?i vënë në dispozicion të autoritetit. Po si do të hapen dosjet e Sigurimit të Shtetit? Si do të bëhet identifikimi dhe mbledhja e dokumenteve komprometuese? Si mund të ketë akses një qytetet në dosjet e Sigurimit? Si do të zbulohen bashkëpunëtorët e Sigurimit? Ligji parashikon identifikimin dhe zbulimin e tre kategorive kryesore, me të shkuar të zezë komuniste si dhe bashkëpunëtor të Sigurimit. Kështu, ligji, pas 14 ditësh, mundëson zbulimin e bashkëpunëtorëve aktivë të ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të këtij ligji, apo denoncues ose dëshmitar i akuzës në proceset të posaçme, pas mbushjes së moshës 18 vjeç.
Po ashtu, do të zbulohen personat, me të dhëna nga ish-Sigurimi i Shtetit për spiunazh dhe terrorizëm. Shqiptarët, në një formë ose në një tjetër, do të njihen me anëtarët ose kandidatët e Byrosë Politike, anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetarët e Gjykatës së Lartë, prokurorët e Përgjithshëm, kryetarët e Hetuesisë së Përgjithshme, anëtarët e Këshillit të Ministrave, kryetarët e degëve të punëve të brendshme, anëtarët e Komisionit Qendror të Dëbim Internimeve, hetuesit, prokurorët, gjyqtarët në procese të posaçme politike, apo punonjësit e nivelit të lartë të ish-Sigurimit të Shtetit.
Identifikimi dhe mbledhja e dosjeve
Për identifikimin, kërkimin, seleksionimin dhe mbledhjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit do të angazhohet i gjithë rrjeti i arkivave në Shqipëri dhe institucionet kryesore, të cilat kanë dokumente dhe kanë administruar informacion, në lidhje me Sigurimin e Shtetit. Të gjitha të dhënat e vlefshme do të vihen në dispozicion të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Kur autoriteti publik ose arkivi është në dijeni apo konstaton, gjatë përmbushjes së detyrave, se zotëron dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit apo kopje ose dublikata të tjera të dokumenteve të tilla, vë menjëherë në dijeni Autoritetin. Kur Autoriteti vlerëson se dokumente të caktuara mund të gjenden pranë një autoriteti publik apo arkivi, u drejtohet atyre me kërkesë me shkrim për identifikimin dhe vënien në dispozicion të dokumenteve. Edhe kur personat fizikë ose juridikë privatë janë në dijeni ose konstatojnë se zotërojnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit apo kopje ose dublikata të tyre, vënë në dijeni menjëherë Autoritetin.
Sanksionet
Ligji parashikon sanksione për personat juridikë ose jo, të cilët fshehin dosjet e Sigurimit, për qëllime të caktuara. ?Në kuptim të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë shkeljet e mëposhtme: a) mosvënia në dijeni e Autoritetit, sipas parashikimeve të pikës 6, të nenit 13, të këtij ligji; b) mosdorëzimi i dokumenteve Autoritetit, sipas parashikimeve të nenit 15 të këtij ligji. Në konstatimin e shkeljes, marrjen e vendimit dhe përcaktimin e masës së gjobës për çdo kundërvajtje, Autoriteti zbaton legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative?, thuhet në ligj.
Politikanë dhe historianë kanë komentuar vizitën e kryeminis...
Godina e komunës Blinisht të Lezhës është qëlluar me armë në...
Sot Gjykata e Krimeve të Rënda do të bëjë vlerësimin e masës...
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur para pak minutash te n...
Policia e Shkodrës ka asgjësuar 520 bimë narkotike, të lloji...
Qeveria maqedonase me të gjitha forcat po kundërshton kërkes...
Blatter eshte zgjedhur per here te peste ne krye te FIFA-s, ...
Kreu i Nismës, në Kosovë, Fatmir Limaj mendon se Gjykatën Sp...
Kthimi i Serbisë me fytyrë kah SHBA-të, tashmë po vërehet ed...
Shkatërrimi i plantacioneve me kanabis në Lazarat, prodhimi ...
Vijojnë hetimet mbi vrasjen e 3-fishtë që ndodhi para dy dit...
Avokati i Popullit, Igli Totozani ka dërguar në Gjykatën Kus...
Ministria e Punëve të Brendshme realizoi për herë të parë ap...
Banorët e Gjoricës në Dibër kanë kërcënuar politikën se në r...
KFOR-i nuk do të përcjellë eshtrat e Isa Boletinit në fshati...
Pas 59 vitesh martesë dhe 12 fëmijësh e 99 nipash e mbesash,...
Një 14 vjecar nga qyteti i Korcës i është drejtuar me një le...
Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi...
Ministri gjerman i drejtësisë, ka deklaruar se ai nuk beson ...
Kryetari i komunës Blinisht në Lezhë, Jak Zhuba është arrest...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...